Flash

Andi Bushati: Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Imazhet që zbulojnë mesazhin e kriptuar të diplomates amerikane në Tiranë

Lapsi.al 29 April 2022
Imazhet që zbulojnë mesazhin e kriptuar të diplomates amerikane
Ndalesa në Tiranë, në kuadër të turit në Ballkanin Perëndimor të Ndihmës Sekretares amerikane të Shtetit për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike Karen Donfried, u interpretua nga shumëkush si një sinjal i qartë përpara kuvendit të 30 prillit që do të mabjë PD-ja. Kjo u duk haptas edhe nga deklarata që bëri vetë diplomatja e lartë amerikane, e cila u shpreh se nuk takohet me persona që sekretari Blinken i ka njollosur si non grata, por me deputetë të opozitës që shohin nga e ardhmja. Lexo më tej:

Andi Bushati: Më mirë opozitë e fortë sesa marioneta “pro amerikane”

Pas takimit që Ndihmës Sekretarja pati me deputetët e PD-së Enkelejd Alibeaj, Gazmend Bardhi dhe Jorida Tabaku ajo tha: "Sekretari Blinken e shpalli Z. Berisha për shkak të akteve të korrupsionit ku ishte përfshirë dhe unë, si zyrtare e qeverisë së SHBA, nuk mund të takohem me persona të shpallur. Besoj që pozicioni i SHBA është shumë i qartë. Në fakt u takova sot me drejtues të opozitës dhe do të ndaj me ju faktin që më bëri përshtypje se sa shumë biseda jonë u përqendrua jo tek e kaluara, por tek e ardhmja dhe se çfarë PD kërkon të arrijë dhe pret për sa i përket çuarjes përpara të objektivave të Shqipërisë". Pas këtij takimi edhe shefi i grupit parlamentar të PD-së deklaroi me triumf se diplomatja e lartë kishte shprehur konsideratë të veçantë për një PD-ë sipas modelit të tij: “Me kënaqësi, vura re dhe pashë mbështetjen e madhe për këtë marrëdhënie të posaçme që SHBA kanë me PD-në”, nënvizoi ai. Por, përpos deklaratave politikanët shpesh fasin edhe me gjuhën e shenjave. Dhe përtej atyre që kemi mbajtur shënim, tek Lapsi.al ne kemi analizuar edhe imazhet që politikanët shqiptarë kanë publikuar nga takimi me znj.Donfried. Në to dallohet një ndryshim themelor. Sepse ajo takoi brenda të njëjtës ditë edhe kryeministrin Rama: "Diskutuam gjerësisht për ecurinë pozitive të reformave, forcimin e drejtësisë, investimet strategjike në energji, veton e Bullgarisë ndaj Maqedonisë së Veriut, situatën në rajon, si edhe për mbështetjen e plotë që Shtetet e Bashkuara i japin Ballkanit të Hapur", shkroi ai pas takimit.

Zyrtarja e lartë e DASH pas vizitës në Tiranë: Pozicioni ynë i qartë ndaj personave non-grata!

Kjo frymë lumturie pozitive u duk edhe në foton që ata bënë dhe shpërndanë së bashku. Aty diplomatja duket e tendosur, e lumtur dhe gati gati më shumë sesa miqësore. Sfondi me flutura, ngjyrat përndritëse të studios të piktorit, çanta tradicionale dhuratë, që mban enkas mbi krahë, nuk të japin fare përshtypjen e takimit me një kryeministër, qeverisjen e të cilit DASH, e ka etiketuar si të kapluar nga korupsioni endemik në çdo degë të saj. Rama me Donfried për reformat, investimet dhe integrimin - NTV Po ti krahasosh këto imazhe me ato që u përhapën nga takimi me disa deputetë opozitarë, ndryshimi është si nata me ditën. Donfried meets Alibeaj, Tabaku, Bardhi at Assembly - Euronews Albania   A u përmend emri i Berishës në takimin me Donfried? Ja si përgjigjet Alibeaj - Top ChannelAto me me deputetët e PD-së Enkelejd Alibeaj, Gazmend Bardhi dhe Jorida Tabaku, janë zyrtare, të ftohta gati gati të kapluara nga bezdia e një pune që duhet hequr qafe.

Lexoni komentin e Top Channel dhe kuptoni kush janë opozitarët e vërtetë

Mesazhi, si me gojë dhe me imazhe është i qartë, mes politikanëve shqiptarë dikush është i preferuari dhe pastaj SHBA mbështet ata opozitarë që nuk i prishin më shumë punë sesa duhet atij. Ndaj të gjithë ata që nxituan të komentojnë se Karen Donfried erdhi në Tiranë për të mbështetur Alibeajn & Co e kanë marrë përgjigjen: ajo po e përkrahu kundër atij që rrefuzoi ta takojë, por jo kundër tjetrit me të cilin përcolli imazhet e një kompliciteti aspak diplomatik. ©Lapsi.al   Mesazhet e Karen Donfried në intervistën per VOA Për Berishën: "Sekretari Blinken e shpalli Z. Berisha për shkak të akteve të korrupsionit ku ishte përfshirë dhe unë, si zyrtare e qeverisë së SHBA, nuk mund të takohem me persona të shpallur" Për takimin me Enkelejd Alibeaj, Gazmend Bardhi dhe Jorida Tabaku: "U takova sot me drejtues të opozitës dhe do të ndaj me ju faktin që më bëri përshtypje se sa shumë biseda jonë u përqendrua jo tek e kaluara por tek e ardhmja dhe se çfarë PD kërkon të arrijë dhe pret për sa i përket çuarjes përpara të objektivave të Shqipërisë" Për Yuri Kim: "Mund t’ju siguroj që Presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden, Sekretari i Shtetit i Shteteve të Bashkuara Tony Blinken dhe unë, të gjithë kemi besim të plotë tek Ambasadorja Yuri Kim. Dhe është një kënaqësi e madhe që kemi njerëz të kalibrit të saj dhe me integritetin e saj në qeverinë e SHBA-së. Dhe mendoj që edhe ky vend, Shqipëria, nuk mund të kishte më shumë fat se sa të ketë atë si përfaqësuese të vendit tim dhe duke punuar çdo ditë për të forcuar atë që është tashmë një marrëdhënie e rëndësishme midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë" Për Raportin e DASH për qeverinë Rama: "Mendoj që ajo që ka rëndësi në lidhje me këto raporte është që në disa raste ato edhe njohin përparimin e bërë, por edhe theksojnë se çfarë mbetet për t’u bërë".

Të këshilluara

ide

Andi Bushati: Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI