Flash

Emër për emër/Deputetët që e bojkotuan dhe ata që shkuan në kuvendin e Berishës

Lapsi.al 30 April 2022
Emër për emër/Deputetët që e bojkotuan dhe ata që

Kuvendi Kombëtar i PD-së i ka pasur më të mëdha zhgënjimet sesa surprizat, Ndonëse pjesa e Berishës ka mbajtur zgjedhjet në 70 degë dhe ka marrë faktikisht kontrollin e partisë, në sallën e pallatit të kongreseve kanë munguar pjesa me e madhe e deputëtëve. Pothuajse të gjithë ata 30 që firmosën platformën për shtyrjen e zgjedhjeve të degëve dhe të vetë këtij kuvendi e kanë bojkotuar atë. Në 'kuvendin e bashkimit" kanë munguar edhe deputetë që dukeshin sikur ishin afruar kohët e fundit me Berishën si Salianj, Grida Duma apo Tomorr Alizoti. Përpos tyre aty mungonin ehde të gjithë emrat e listës Alibeaj: Agron Gjekmarkaj, Alfred Rushaj, Andia Ulliri, Arbi Agalliu, Bledion Nallbati, Dashnor Sula, Dhurata Cupi, Emilia Koliqi, Enkelejd Alibeaj, Eralda Bano Tase, Fation Veizaj, Ferdinand Xhaferraj, Flamur Hoxha, Flutura Acka, Gazment Bardhi, Greta Bardeli, Helidon Bushati, Ilda Dhori, Jorida Tabaku, Kastriot Piroli, Krehsnik Collaku, Lefter Geshtenja, Lindita Metaliaj, Lulzim Basha, Merita Bakiu, Oriola Pampuri, Ramadan Lika, Sajmir Korreshi, Seladin Jakupllari, Zef Hila, Zheni Gjergji. I pyettur nga gazetarët Berisha në hyrje të kuvendit refuzoi ti përgjigjej pyetjes për mungesën masive të deputetëve;"Kjo është një ditë e një rëndësie të madhe pas ditëlindjes së dytë të PD në konstituimin e forumeve të saj si opozitë e vërtetë shqiptare", tha ai.

Mes të prnishmëve bëri përshtypje vajtja në sallë e deputetes Ina Zhupa e cila der më tani nuk ka qenë pjesë e foltores apo ajo e deputetit të Beratit, Kasëm Mahmutaj. Gjithashtu risi ishin edhe rikthimet e Jozefina Topallit, Arben Imamit, Rudina Hajdarit, apo afrimi i artistit Bujar Kapexhiu e mjekut Ilir Alimehmeti.

Natyrisht të pranishëm ishin të gjithë deputetët që i janë bashkuar me kohë foltores: Luan Baçi; Luçiano Boçi; Oerd Bylykbashi; Edi Paloka; Belind Këllici; Sorina Koti; Bujar Leskaj; Flamur Noka; Edmond Spaho; Agron Shehaj; Tritan Shehu dhe Albana Vokshi.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI