Flash

Shansi i Kosovës në Këshillin e Evropës/ Nervozizmi i Vuçiç dhe një keqardhje e Ramës për Serbinë 

Lapsi.al 12 May 2022
Shansi i Kosovës në Këshillin e Evropës/ Nervozizmi i
Kosova aplikoi këtë të enjte për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Aplikimin në selinë e Këshillit të Evropës, në Strasburg u bë nga ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, Donika Gërvalla. Gërvalla tha se shpreson për një përgjigje pozitive, ndërsa e quajti këtë një kapitull të ri për Kosovën. “Sot hapet një kapitull i ri për Kosovën në Këshillin e Evropës. Sot fillon procedura e shqyrtimit të kërkesës sonë, e cila do të kalojë nëpër instanca të ndryshme të Këshillit të Evropës, të Asamblesë Paralementare dhe Këshillit Ministror. Kosova e meriton të jetë anëtare e Këshillit të Evropës” u shpreh ajo në një video-mesazh në rrjetet sociale. Fjalën përfundimtare do ta japë Asambleja Parlamentare, e cila përbëhet nga përfaqësuesit e shteteve anëtare. Duhen 2/3 e votave që Kosova të marrë një përgjigje pozitive, por shanset për një përgjigje pozitive janë të mëdha. Optimizmi shtohet pas përjashtimit të Rusisë në 16 Mars të këtij viti nga Këshilli i Evropës, për shkak të luftës në Ukrainë. Kundërshtimi i Serbisë  Presidenti Aleksandër Vuçiç thirri menjëherë mbledhjen e Këshillit të Sigurimit në Beograd. Sipas tij, Kosova shkeli Marrëveshjen e Uashingtonit dhe atë të Brukselit. “Neve na takon të mos hyjmë në urrejtje dhe në një psikozë konflikti, por të japim një përgjigje të fortë, në mënyrë të përgjegjshme, racionale dhe serioze”, tha Vuçiç për mediat vendase. “Serbia do të bëjë çmos për të treguar se mund ta shpëtojmë vendin tonë” shtoi ai. Marrëveshja e Uashingtonit u nënshkruan më 4 shtator 2020 në Shtëpinë e Bardhë në prani të presidentit të atëhershëm të SHBA-së, Donald Trump. Keqardhja e Ramës për Serbinë  Në një intervistë nga Brukseli, ku pati një darkë pune me drejtuesit e shteteve të Ballkanit Perëndimor, Edi Rama qartësoi se ishte në anën e Kosovës. “Kjo nuk do diskutim fare. Ne jemi shumë të qartë. Ne nuk kemi asnjë ekuivok. Ne jemi në mbështetje absolute të Kosovës në çdo hap dhe për çdo gjë që lidh Shqipërinë, Kosovën dhe komunitetin ndërkombëtar” u shpreh kryeministri i Shqipërisë. Por në fjalën e tij ra në sy shprehja e keqardhjes për Serbinë në këtë rast, pasi siguroi se në “demarshet e Kosovës në arenën ndërkombëtare, ne jemi 100% me Kosovën”.  “Serbia sigurisht është në të drejtën e vetë të mendojë krejt ndryshe, na vjen keq për Serbinë në këtë rast, por ne do të mbështesim Kosovën” u shpreh Rama.
Organizatat ndërkombëtare ku është anëtarësuar Kosova Kosova e shpalli pavarësinë në vitin 2008, por ende nuk është anëtarësuar në disa organizata të rëndësishme ndërkombëtare. Ajo nuk është ende anëtare e Bashkimit Evropian, as e Organizatës Botërore të Tregtisë, as e Organizatës Ndërkombëtare të Policisë Kriminale e të tjera. Serbia ka qenë e angazhuar në fushatë për pengimin e Kosovës, së bashku me mbështetësen e saj kryesore në arenën ndërkombëtare, Rusinë. Kosova, megjithatë, ka arritur të anëtarësohet në disa organizata ndërkombëtare - në mesin e tyre: Banka Botërore, Fondi Monetar Ndërkombëtar, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Komiteti Olimpik, Federata Evropiane e Futbollit dhe Federata Botërore e Futbollit. ©LAPSI.AL 

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI