Flash

Rama në burgun e Thaçit, dy standartet me drejtësinë e ndërkombëtarëve

Lapsi.al 10 May 2022
Rama në burgun e Thaçit, dy standartet me drejtësinë e

Vetëm dy ditë pasi i kërkoi drejtësisë së re shqiptare me bekim ndërkombëtar burgosjen e presidentit të Shqipërisë, kryeministri Rama shkoi të takojë në burgun e Scheveningen-it ish presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, të akuzuar për krime lufte.

Ndonëse ky është një udhëtim tejet i rallë për një lider në detyrë, kryeministri i Shqipërisë nuk e ka fshehur kurrë mbështetjen për shokun dhe vëllain e tij Hashim. Me një kërkim të shpejtë në arkivën e Lapsi.al, mund të gjenden të gjitha rastet kur kryeministri i shqipërisë e ka sfiduar autoritetin e gjykatës speciale.

Në një prononcim javën e shkuar për zgjedhjen e re të presidentit ai nuk nguroi të thotë se, nëse ish kreu i shtetit të Kosovës nuk do të kishte qenë në burg, ai do të ishte një presidenti i shkëlqyer i Shqipërisë: “Ai do të ishte një president i shkëlqyer për Shqipërinë dhe Kosovën, por fatkeqësisht ai nuk është i pranishëm për momentin në bashkësinë shqiptare. Kjo sepse ndaj tij po zhvillohet një proces që mos më bëni ta them se ca procesi është”, tha Rama duke hedhur jije dyshimi për gjykimin që po zhvillon gjykata speciale e Hagës.

Edhe më parë një një letër për ditlindjen e liderit të burgosur Rama e pati konsideruar si "Izolim absurd" mbajtjen e Thaçit në burgun e Scheveningen-it.

Kur plot një vit e gjysëm më parë Hashim Thaçi dha dorëheqjen dhe u nis drejt qelisë ai shkroi: ”Hashim Thaçi ka gjjithë mbështetjen e solidaritetin e Shqipërisë në këtë betejë të radhës për Kosovën dhe për drejtësinë e pacënueshme të Luftës Çlirimtare! Procesi absurd ndaj tij do të vulosë përfundimisht pastërtinë e UÇK-së dhe pamundësinë për ta rishkruar historinë e saj”.

Pra, nuk ka dyshim se si rrallë kujt më parë shefi i qeverisë shqiptare po tregon nder, respekt dhe besë ndaj ish presidentit të Kosovës, sa një gjë e tillë ka detyruar shumëkënd të ngrejnë pyetjen: A ka lidhje kjo me ndonjë sekret mes të dyve, a qëndron pas saj një lidhje okulte, kur sëbashku me Vuçiçin thurrnin të tre planet e zgjidhjes finale me shkëmbim territoresh dhe popullsish?

Gjithësesi arsyet e panjohura të kësaj vlazërie janë më pak të rëndësishme se ajo që duket në publik, ditën për diell.  Në rastin e Hashim Thaçit Edi Rama e quan "absurde" drejtësinë ndërkombëtare, kur Gjykata Speciale për krimet e luftës në Kosovë është e sponsorizuar dhe e mbrojtur politikisht nga Departamenti i Shtetit dhe Brukseli. Të gjithë e mbajnë mend se në një moment kur Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli, tentuan të zhbëjnë ligjin për gjykatën speciale, se me sa forcë reaguan Uashingtoni dhe kryeqytetet kryesore të Europës. 

Por të njëjtët sponsorë kanë ideuar dhe financuar edhe drejtësinë e re shqiptare për të cilën Rama ka deklaruar mëse një herë se i ka lënë perendimorëve në duar çekune bardhë dhe ai nënshkruan çfarë kërkojnë ata. Pra këtu nuk ka diskutim, se Rama përdor standarte të dyfishta për drejtësinë e ndërkombëtarëve.

E vetmja dilemë që mbetet është nëse në Hagë shkoi kryeministri i Shqipërisë për të takuar presidentin e Kosovës, apo u takuan privatisht dy shokë që katër vite më parë imagjinuan aventurën e ndarjes së Kosovës?    

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI