Flash

Exit ngre pyetjen: "Pse fshihen investitorët e Zvërnecit"?

Deri tani kanë folur vetëm dy persona: kryeministri Edi Rama dhe Artur Shehu. Kush harxhon miliona euro në studime, plane dhe projektime për të përgatitur një investim — dhe pastaj nuk thotë asnjë fjalë kur projekti i tij sulmohet në publik?

09:26

Mali i Zi në Ballkanin e hapur?/ Gjukanoviç përplaset me Dritan Abazoviç

Lapsi.al 17 May 2022
Mali i Zi në Ballkanin e hapur?/ Gjukanoviç përplaset me Dritan

Ndryshe nga sa u paraqit në Serbi she Shqipëri, nga mediat e regjimeve të Ramës dhe Vuçiçit ideja se së shpejti Mali i Zi do ti bashkohet ballkanit të hapur duket se nuk është një punë e kryer. Pasi kryeministri me origjinë shqiptare Dritan Abazoviç u deklarua pak ditë më parë pro "Open Balkan", këtë radhë ishte presidenti i kërij vendi. Milo Gjukanoviç, partia e të cilit mbështett me votat e saj qeverinë, i cili pretendon krejtësisht të kundërtën. Gjukanoviç, pas takimit që pati të martën me presidentin e Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, tha se Malit të Zi dhe shteteve të rajonit u duhet anëtarësimi në Bashkimin Evropian e jo alternativat, siç e quajti ai ‘Ballkanin e Hapur’.

Piruetat/ Dy fytyrat e Ramës për “Open Balkan”

Deklarata e bërë në krah të kreut të një shteti i cili e ka kritikuar hapur nismën e Ramës dhe Vuçiçit, nuk është krejtësisht e pafajshme. "Disa herë e kam deklaruar publikisht se nuk mendoj se kjo është një nismë optimale. Më tepër e shoh atë si një lloj kopje të Procesit të Berlinit’, tha Gjukanoviç.

Đukanović i Štanmajer

Milo Gjukanoviç dhe Steinmeier⇑

Presidenti malazes ka dalë në mbështetje të zërave që e shohin ballkanin e hapur si një shantazh ndaj BE-së që nuk po i fut në gjitin e saj vendet e ballkanit perendimor. Ai ka thënë se vendeve tona nuk i duhet një gjë e tillë: "Nuk mendoj se kemi nevojë për alternativë, kemi nevojë për anëtarësim. Prandaj mendoj se është krejtësisht e natyrshme që ne të vazhdojmë procesin e negociatave me BE-në me shpejtësi të plotë. Unë besoj se kjo Qeveri do ta bëjë këtë. Besoj se së shpejti do të zhbllokojmë procesin e negociatave në fushën e sundimit të ligjit dhe kështu do të fillojmë mbylljen e kapitujve të negociatave dhe besoj se me pjesëmarrjen e plotë në Procesin e Berlinit do t’i japim vetes një moment të mirë dhe se Mali i Zi do të vlerësojë avantazhin që e ndërtuam në periudhën paraprake dhe u bëmë anëtari i parë i ardhshëm i BE-së’, vijoi ai.

Gjukanoviç ka folur edhe në lidhje me idenë se Dritan Abazoviç mendon pro Open Ballkan: "‘Ne kemi qëndrime të ndryshme për këtë iniciativë. Unë kam dëgjuar shumë herë prej tij se si pjesë e mbështetjes së tij për të gjitha nismat rajonale, e mbështet edhe këtë. Gjithashtu, disa herë e kam deklaruar publikisht se nuk mendoj se kjo është një nismë optimale".

Programi i qeverisë/ Rama e në kthen propagandë për Open Balkan

Një javë më parë Dritan Abazoviç, e ka bërë të ditur se është pro iniciativës rajonale “Ballkani i Hapur”. Në një intervistë për "Klan Kosova", Abazoviç tha se kjo iniciativë është e krijuar që brenda vetes t’i ketë të gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor dhe se Kosova është ajo që përfiton më së shumti. “Ballkani i Hapur” është i bërë për gjashtë shtete, nuk është i bërë për pesë shtete e gjysmë ose tre shtete e gjysmë, ose për 4.7 shtete, por për gjashtë shtete. Gjithkush që merr pjesë përfaqëson vetveten dhe shtetin e vet. Mendimi im, ndoshta jam gabim, është se interesi më i madh në rajon është i Kosovës që të jetë në çdo iniciativë rajonale”. Kryeministri Rama e pati përshëndetur këtë qëndrim duke deklaruar: "Samiti i ardhshëm do të jetë në Ohër (10 qershor), dhe unë nga ana ime do bëj inkurajimin tim për Dritanin që të jetë në tryezë, pasi ai ka qenë optimist ndaj kësaj nisme".

Por e vërteta është pak më ndryshe. Abazoviç drejton një qeveri pakice e cila mbështetet gjerësisht nga votat e social demokratëve të presidentit Milo Gjukanoviç. Për hir të së vërtetës ai ka deklaruar se vendi i tij mund të aderojë në "Open Balkan" vetëm nëse dy të tretat e qeverisë vendosim pro një teme si kjo apo si ajo e pronave të kishës ortodokse. Pra Abazoviç nuk e ka të mundur edhe po të dojë ta realizoje futjen ePodgoricës në nismën Rama-Vuçiç. Dhe sidomos pas deklaratave të presidentit Gjukanoiviç, pas takimit me homologun e tij gjerman Frank-Ëalter Steinmeier, prtetendimet e mediave qeveritare ne Tiranë dhe Beograd për një aderim të ri në Open Balkan, duken më irealiste se kurrë.

©Lapsi.al

 

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI