Flash

Kryesia e re e PD/ Kandidatët grusht bashkuar rreth Berishës

Lapsi.al 28 May 2022
Kryesia e re e PD/ Kandidatët grusht bashkuar rreth Berishës

Nuk kishin kaluar as 24 orë nga dorëheqja e Lulzim Bashës si kryetar i Partisë Demokratike dhe Sali Berisha iu drejtua militantëve të Foltores me një kërkes; të mos e thërrisnin më “Lul Brava”.

“Zoti Basha dha dorëheqjen. Tani nuk kam më pse t’i them deputeti Brava. Do t’i them deputeti Basha. Ai është deputet. Po të ishte në zyrë do shkoja t’i jepja dorën” u tha më pas gazetarëve, i ndërgjegjshëm se duke qenë fitues i betejës brenda PD-së, nuk mund të sillej si humbës.

Kthesa qe e fortë. Nga bullizimi, tallja publike, përmendja e familjarëve, akuzat për shitjen tek Rama, tek shtrëngimi i duarve, paqja dhe bashkëpunimi. Instikti i politikanit i diktoi se kishte ardhur koha të sillej si fitues.

Jo më kot, kur hyri në selinë e PD-së, takimi i parë qe me Enkelejd Alibeajn dhe Gazment Bardhin, dy nga skifterët e Bashës, që e kishin sulmuar me akuza të rënda. Synimi qe ribashkimi dhe përfshirja edhe e kundërshtarëve brenda partisë nën udhëheqjen e tij.

Kanë kaluar dy muaj dhe konsolidimi i kontrollit të PD ka avancuar. Berisha u zgjodh kryetar, por ende nuk ka me vete një pjesë të mirë të grupimit që solli Basha në parti.

Caktimi i kandidatëve për kryesinëe re qe një konfirmim tjetër i çarjes.

Vetë Berisha ndërsa shpjegoi kriteret e përzgjedhjes së kandidatëve përmendi edhe "padrejtësitë që janë bërë" më herët.

"Lidhur me ata të cilët kanë vërejtje, sugjerime dhe kritika, janë absolutisht, të vazhdojnë vërejtjet, kritikat dhe kundërshtitë ndaj Sali Berishës pas asnjë llojë hezitimi. Gjykoj se kriter bazë kanë qenë kontributet në proces, padrejtësitë që janë bërë" tha Berisha për gazetarët.

Lista me emrat e kandidatëve për kryesinë e re të PD tregon se struktura do të jetë produkt ekskluziv i Komisionit të Rithemelimit.

Bien në sy aty rikthimi i Jozefina Topallit dhe i Bujar Nishanit, emrat e Arben Imamit apo Edith Harxhit dhe plot demokratëve të tjerë që kanë një histori në selinë blu. Por në listën me 47 emra nuk gjen askënd që ka vënë në dyshim rikthimin e Berishës në krye të PD-së pas shpalljes non grata.

Jashtë listës kanë mbetur edhe emra të deputetëve që i kërkuan Lulzim Bashës të dorëhiqej pas humbjes së 6 Marsit, ndërsa kishin një qëndrim të dyzuar në raport me Foltoren. Gazetarëve u ra në sy Ina Zhupa, e cila gjithsesi e kishte konfirmuar mbështetjen për Berishën, kur mori pjesë në Kuvendin e fundit.

Ribashkimi duket një sfidë e humbur. Të paktën deri tani. Si për ta theksuar këtë, deputetët që Berisha nuk i ka nën kontroll, i dolën prap kundër sot. Gazment Bardhi kur e akuzoi për bashkëpunim me bandat e Elbasanit dhe Enkelejd Alibeaj me një rezolutë paralele për genocidin serb në Kosovë.

Më poshtë lista e kandidatëve për Kryesinë e re të PD

NR. EMER MBIEMER

1 AGRON SHEHAJ

2 ALBINA DEDA

3 ALDO BUMCI

4 ARBEN IMAMI

5 ARBEN RISTANI

6 BARDH SPAHIA

7 BEDRI BLLOSHMI

8 BELIND KELLICI

9 BLEDI KASMI

10 BLENDI HIMCI

11 BUJAR NISHANI

12 CLIRIM GJATA

13 EDITH HARXHI

14 EDMOND SPAHO

15 ELDA HOTI

16 ELEINA QIRICI

17 ENDIRA BUSHATI

18 ENNO BOZDO

19 ERALD KAPRI

20 ERVIN MINAROLLI

21 FATBARDHA KADIU

22 FLAMUR NOKA

23 FLORIANA GARO

24 FLORION MIMA

25 GENC DEROMEMAJ

26 GENC POLLO

27 GENT STRAZIMIRI

28 GRIGELS MUCOLLARI

29 INA ZHUPA

30 INDRIT HOXHA

31 ISUF CELA

32 IVI KASO

33 JOZEFINA TOPALLI

34 KASEM MAHMUTAJ

35 KELTIS KRUJA

36 KLEVIS BALLIU

37 LEDIANA FRATARI

38 LEDINA MANDIJA

39 LILJANA ELMAZI

40 LORENC LUKA

41 LUAN BACI

42 LUCIANO BOCI

43 MIMOZA HAJDARMATAJ

44 MIRELA TABAKU

45 OERD BYLYKBASHI

46 SORINA KOTI

47 TRITAN SHEHU

Të këshilluara

Kronologjia/ Si u miqësuan Rama dhe Vuçiçi

Nga Besmir Nenaj dhe Ludmila Cvetkoviç, Radio Evropa e Lirë/ Dikur ka qenë “i nderuari Edi Rama”, sot është “Edi” – kështu janë zhvilluar ndër vite marrëdhëniet...

10:26

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI