Flash

Andi Bushati: Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Kronika / Veliaj personazhi i turpit të TV-ve tona

Lapsi.al 30 May 2022
Kronika / Veliaj personazhi i turpit të TV-ve tona

Eriona Veliaj po shndërrohet në personazhin më qesharak të ekraneve. Për çdo gjë që ndodh në Tiranë ai shfaqet në TV. Sot e përsëriti për të disatën herë "privatizimin" e ekranit, duke mbajtur një fjalim në aeroport për hapjen e linjës Tiranë-  Kretë. Askush nuk mund të shpjegojë dot me mendje të ftohtë se çfarë kërkon një kryebashkiak në përurimin e një linje ajrore. A mund ta shesë si punë të tij qytetari i parë i Berlinit, Romës apo Parisit faktin se aeroportit të qytetit të tyre i shtohet edhe një linjë ajrore? Vështirë të imagjinohet.

Kryebashkiaku u mundua ta justifikojë këtë me një vizitë të disa homologëve të tij dy javë më parë si dhe me shprehjen: "jemi qytet më i ndërlidhur i rajonit", por të gjithë e dinë se Rinasi nuk është aeroporti i Tiranës, por i gjithë Shqipërisë. 

Por fiksimi i Veliajt nuk është i lidhur vetëm me linjat ajrore. Dje ai u shfaq në të gjitha ekranet për të startuar një tjetër eveniment që nuk ka lidhje me të: Kampionatin Europian të peshëngritjes.

Erion Veliaj duke folur per kampionatin europian të peshëngritjes  

Po të shikoje vetëm këtë fundjavë varavingot më të cialat ai u bë lajm kombëtar, nuk i beson dot syve. Ai i dhuroi emblemën e kullës së qytetit që tashmë është fundosur poshtë kullave, stilistes italiane Elisabetta Franchi.

Elisabetta Franchi duke marrë nga Veliaj 'Kullën e Sahatit'

Ai mbajti një fjalim në Tiranthlon eventi sportiv që bashkon tre disiplinat më të njohura dhe të praktikuara në një garë të vetme: not, çiklizëm dhe vrap, shënoi sot edicionin e tij të dytë në Tiranë.

Pastaj ai i vuri kurorën e dasmës fituesit të Big Brother Ilir Shaqiri.

Si kur shfaqja vend e pa vend në këto evenimente për të cilat ai ka prodhuar kronika televizive edhe për ti paralajmëruar edhe për ti përuruar, kryebashkiaku kishte organizuar edhe një reportazh special në Neës 24 me gazetaren Nisida Tufa, ndërkohë që të njëjtin eveniment, pra rihapjen e kopshtit zologjik e kishte shfrytëzuar për kronika të ve♪5anat në Top Channel dhe Report TV duke organizuar aty vizima me një grup fëmijësh.

Kompleksi i pishinave do t'i rikthehet Federatës sonë të Notit”, Veliaj zbulon planet për Kopshtin Zoologjik, atë Botanik dhe Pishinat – Balkanweb.com – News24

Po ti shtosh këtyre edhe protagonizmin e shfrenuar që shfaqi gjatë finalesë të Konference League, ku u shfaq mbi 20 herë në ngjarje të ndryshme televizive, overdoza e kalon çdo cak. Të gjithë sportdashësit që e ndoqën finalen e Parisit mes Realit dhe Liverpulit është e sigurtë që nuk e kanë parë asnjëherë portretin e kryebashkiakes së Parisit, madje, me siguri që nuk e dinë as sot emrin e Anne Hidalgo.

Sepse ky është ndryshimi mes një vendi demokratik dhe një shteti ku mediat i kontrollon politika. Jo më kot Shqipëria vazhdoi të humbasë 20 vende në klasifikimin e lirisë së shtypit që bëjnë "Reporterët pa kufij" me arsyetimin: “Mediat private më me ndikim në Shqipëri janë në pronësi të një grushti kompanish që kanë lidhje me politikanë dhe në të njëjtën kohë operojnë në sektorë që kanë nevojë për rregullim nga shteti, si ndërtimi”.

Tani kuptohet më lehtë pse na është bërë Erian Veliaj si njeri i shtëpisë, sepse ai ka në dorë lejet e ndërtimit.

©Lapsi.al

Të këshilluara

Kronologjia/ Si u miqësuan Rama dhe Vuçiçi

Nga Besmir Nenaj dhe Ludmila Cvetkoviç, Radio Evropa e Lirë/ Dikur ka qenë “i nderuari Edi Rama”, sot është “Edi” – kështu janë zhvilluar ndër vite marrëdhëniet...

10:26

ide

Andi Bushati: Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI