Dështon raundi i tretë i presidentit, Komisioni i Ligjeve miraton raportin pa një emër
Ndërkohë kufizimi për 84 vota për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit nuk ekziston më dhe në raundin e katërt e të pestin, socialistët kanë të drejtë që të zgjedhin presidentin e vendit. Nëse shkohet me praktikën e deri tanishme raundi i katërt do të zhvillohet të hënën tjetër dhe nëse Edi Rama do të vazhdojë ta mbajë të ngritur suspansin ai ka të drejtë ta shtyjë këtë proces deri të hënën e e dytë në mes të qershorit. PS akoma nuk ka hedhur në publik asnjë emër por deri më tani ka përcaktuar vetëm dy kritere: një që presidenti nuk do të jeptë pjestar i grupit të saj parlamentar dhe dy që nuk duhet të ketë profilin agresidhe të të politizuar të Ilir Metës. Në një intervistë për mediat greke, që u përkthye nga Lapsi.al, ministri i jashtëm helen duke folur për marrëveshjen e detin që do të zgjidhet nga gjykata e Hagës deklaroi se presidenti i ardhshëm do të jetë një njeri i afërt i Edi Ramës që do ta autorizojë atë ti shkojë në fund marrëveshjes me Athinën. Kjo e detyroi LSI të mbante një qëndrim të fortë këtë të hënë. Intervista e Dendias/ Sekretet që Rama i ka besuar ministrit grekFillimi i procesit/ Kukullat një përdorimshe të farsës me president
Sfida jonë është a jemi më të zotë të përçojmë zërin dhe ndjesinë e atyre që na kanë votuar. Nëse dështojmë këtu do të thotë se jemi të dështuar, nëse nuk dështojmë do të thotë se e kemi përmbushur misionin tonë.”, tha Alibeaj pas dështimit të raundit të tretë dhe të fundit kur opozita mund të vinte kushte. Tani gjithçka është në dorë të Ramës i cili për një kohë të gjatë ka rrefuzuar të bëjë publik një emër duke e zhveshur nga çdo lloj transparence për publikun këtë proces dhe duke imponuar thjeshtë personazhin që ka në mendje ai. Nuk do të jetë çudi që ashtu si shumë ministre kukulla, presidenti i ri të japë intervistën e parë ku të deklarojë se e mora vesh nga TV që isha zgjedhur në krye të shtetit. ©Lapsi.al