Flash

Andi Bushati: Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Ndërron jetë ish-presidenti i pestë i Shqipërisë Bujar Nishani

Lapsi.al 28 May 2022
Ndërron jetë ish-presidenti i pestë i Shqipërisë Bujar
“Ndoshta ka gjëra që mund ti kisha bërë më mirë, por ishte nder për mua që i shërbeva Shqipërisë. Nuk bëra kush e di se çfarë, thjesht bëra punën time”B .N. Ish-presidenti i vendit Bujar Nishani ka ndërruar jetë. Mësohet se ai kaloi në vdekje klinike pa mundësi rikthimi ditën e sotme në orët e para të mëngjesit. Nishani ka qenë në gjendje të rënduar shëndetësore që prej datës 21 prill, ndërsa vetëm pak kohë më parë ai u dërgua në Gjermani për mjekim më të specializuar. Situata shëndetësore e ish-kreut të shtetit u rëndua pas infektimit të tij me COVID-19 dy muaj më parë. Ai vuante nga një sëmundje autoimune në mëlçi dhe nuk arriti t’i tejkalojë pasojat që virusi famëkeq i ka lënë në organizëm. Fillimisht, Nishani u shtrua në Senatorium dhe pas rehabilitimit të tij fillestar, ai u rikthye në spital për shkak se simptomat post-COVID e patën lënë me shenja pneumonie në mushkëri. Gjendja e tij u stabilizuar për pak kohë. Por, më pas, ajo u përkeqësua. Më 23 prill, ai u nis drejt Gjermanisë për mjekim, ku edhe dha frymën e fundit.

Kush ishte Bujar Nishani, presidenti i 5-të i Shqipërisë

Bujar Nishani, Presidenti i pestë i Republikës së Shqipërisë pas ardhjes së demokracisë në Shqipëri, ka lindur në Durrës më 29 shtator 1966. Karriera e tij profesionale filloi në vitin 1988 si pedagog në Akademinë Ushtarake Skënderbej. Pas kësaj, në 1993 shërbeu si Drejtor i Punëve të Jashtme në Ministrinë e Mbrojtjes, për të vazhduar në Departamentin e Marrëdhënieve me NATO-n në Ministrinë e Punëve të Jashtme në vitin 1994. Viti 1996 e gjen Nishanin në Kabinetin e Ministrit të Mbrojtjes. Një vit më pas u emërua dhe shërbeu si Kryetar i Forumit Ushtarak Euro-Atlantik për burra dhe gra. Karriera politike e Nishanit filloi në vitin 1991 si anëtar i Partisë Demokratike. Në vitin 2001 u zgjodh Sekretar i Degës së Partisë Demokratike Tiranë, ndërsa në vitin 2003 u zgjodh anëtar i Këshillit Bashkiak të Tiranës. Dy vite më pas Nishani zgjidhet anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike dhe më pas anëtar i Kryesisë Qendrore të kësaj partie politike. Ndërsa, në korrik po të këtij vite ishte kandidat për Partinë Demokratike, ku fitoi mandatin e deputetit në zonën zgjedhore 34 në Tiranë. Në zgjedhjet parlamentare të qershorit 2009, ai u zgjodh sërish deputet. Nga marsi 2007 deri në shtator 2009, Nishani shërbeu si Ministër i Brendshëm. Gjithashtu ai ka qenë dhe ministër i Drejtësisë, nga shtatori 2009 deri në prill 2011 dhe më pas, në prill të 2011 Nishani u emërua sërish në postin e Ministrit të Brendshëm, ku qëndroi deri në qershor të vitit 2012, kur u zgjodh nga Kuvendi i Shqipërisë në detyrën e Kreu i shtetit. Më 24 korrik 2012 Bujar Nishani u betua si President i Republikës para Kuvendit të Shqipërisë. Ai e la këtë detyrë pas pesë vitesh, i akuzuar nda disa për anësi politike, por i respektuar nga shumica për ndershmërinë dhe modestinë me të cilën e kreu këtë funksion. Flalët e tij të fundit si president qenë: “Ndoshta ka gjëra që mund ti kisha bërë më mirë, por ishte nder për mua që i shërbeva Shqipërisë. Nuk bëra kush e di se çfarë, thjesht bëra punën time”. Nga 2017 e në vijim ai u rikthye në PD dhe kohët e fundit u angazhua me lëvizjen e foltores së Berishës. Teksa ai ishte në çastet e fundit të jetës, në selinë blu emri i tij po votohej për të qenë anëtar i kryesisë së re të PD-së.

Të këshilluara

Kronologjia/ Si u miqësuan Rama dhe Vuçiçi

Nga Besmir Nenaj dhe Ludmila Cvetkoviç, Radio Evropa e Lirë/ Dikur ka qenë “i nderuari Edi Rama”, sot është “Edi” – kështu janë zhvilluar ndër vite marrëdhëniet...

10:26

ide

Andi Bushati: Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI