Flash

Andi Bushati: Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Cilës foto ti besojmë/Kush nga palët ka votuar në PPE si përfaqësues i PD

Lapsi.al 31 May 2022
Cilës foto ti besojmë/Kush nga palët ka votuar në PPE si
Gara se cilën nga palët armike në PD njohin Partitë Popullore Evropiane është shndëruar në një luftë propagandistike mes tyre. Debati po zhvillohet lidhur me faktin se a ka ndryshuar gjë pas rizgjedhjes së Berishës dhe nëse demokratët kanë marrë një ndëshkim për këtë sipas modelit të non gratas amerikane. Pjesa e e ish Bashës ka propoganduar perzencën atje të Jorida tabakut që e konsideron si të sajën. Ata të foltores pretendojnë të kundërtën duke thënë se kanë në Rotërdam përfaqësuesit e tyre, Albana Vokshi dhe Belind Këlliçi. Lexo me tej:

Andi Bushati:Modeli i PPE kundër ndërkombëtarëve të Tiranës

Por në fakt gjërat nuk janë kaq të qarta. Vendimi i familjes së madhe të partive të djathta është që ta ngrijë PD-në deri sa të sqarohet përfundimisht gara mes palëve rivale dhe deri sa gjykatat shqiptare të marrin një vendim të prerë. Për këtë qëllim ata nuk i kanë çuar asnjë ftesë zyrtare selisë së PD-së e kanë ngrirë këtë parti dhe kanë ndaluar që secili nga përfaqësuesit e saj  të ketë të drejtë vote për rizgjedhjen e Presidentit të EPP, Manfred Weber. Po atëherë pse ndodhen aty, Jorida Tabaku, Belind Këlliçi dhe Albana Vokshi? Një burim nga Rotërdami sqaroi për Lapsi.al se ata janë aty me tagra të ndryshëm, Tabaku si përfaqësuese e delegacionit në KE, Këlliçi si i forumit rinor dhe Albana Vokshi si përfaqësuese e atij të grave. Po atëhere kur u tha se PD zyrtare i është hequr vota, a e ka hedhur atë njeri si përfaqësues i saj? Konfuzioni për këtë pyetje u bë më i madh pasi, Jorida Tabaku, postoi një foto duke votuar me diçiturën:" “Kënaqësi sot të votoja për Presidentin e EPP Manfred Weber! Jam e sigurt që me mbështetjen tij, Partia Demokratike do të vazhdojë të jetë pjesë e familjes së EPP”.

I menjëhershëm ishte reagimi i palës tjetër. në mediat pranë Berishës u shfaq një foto e Albana Vokshit gjithashtu duke votuar. "Ditë e rëndësishme për PPE. PPE ka dhënë mbështetjen e saj me konsensus për Manfred Weber i cili pritet të zgjidhet Presidenti i ri i saj. Në këtë mënyrë, PPE ka vendosur të bashkojë postin e Presidentit me atë të Kryetarit të Grupit Parlamentar të saj në Parlamentin Europian" shkroi ajo. Pra pyetjet ishin disa: A kishin përfaqësuesit e PD-së të drejtë vote? A iu dha kjo mundësi grupit të Berishës apo kundërshtarëve të tij? Për të zgjidhur këtë kakaofoni Lapsi.al iu drejtua organizatorëve të kongresit të Rotërdamit. Nga përgjigjja e tyre mësuam se asnjë nga fotot e mësipërme nuk ka lidhje me mënyrën si po shiten në Shqipëri. Albana Vokshi nuk ka votuar si përfaqësuesi e fluksit të Berishës, pr në emër të forumit të gruas. Jorida Tabaku se ka bëtë këtë si kundërshtare e Foltores, por me cilësinë e anëtares së Asambles së këshillit të Evropës. Pra pavarësisht nga propoganda e secilës palë, partitë e djathta evropiane vazhdojnë të mbajnë të ngrirë dhe pa të drejtë vote PD-në deri sa të ketë një zgjidhje shteruese të konfliktit mes grupeve rivale brenda saj. ©Lapsi.al 

Të këshilluara

Kronologjia/ Si u miqësuan Rama dhe Vuçiçi

Nga Besmir Nenaj dhe Ludmila Cvetkoviç, Radio Evropa e Lirë/ Dikur ka qenë “i nderuari Edi Rama”, sot është “Edi” – kështu janë zhvilluar ndër vite marrëdhëniet...

10:26

ide

Andi Bushati: Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI