Flash

E fshehta e ardhjes së Tottit në Tiranë: ditën e finales u takua me Friedkin, për rolin e Drejtorit Teknik

Lapsi.al 29 May 2022
E fshehta e ardhjes së Tottit në Tiranë: ditën e finales u

Finale, nostalgji, por edhe një sekret. Kishte shumë arsye brenda vizitës së ish-kapitenit Francesco Totti në kryeqytetin tonë, që janë zbuluar në fakt nga Correiere dello Sport. Sipas tyre, triumfi i Romës në Conference League i lejoi Friedkin, të futen emocionalisht në zemrat e tifozëve verdhekuq, për herë të pare që kur kanë marrë aksionet e klubit. E për të qenë edhe më të lidhur me tifozerinë e tyre, që në finalen e Tiranës nuk i lanë aspak vetëm, ata kanë menduar për lëvizjen e radhës, që është një rikthim i shkëlqyer në radhët e drejtuesve, duke projektuar Francesco Tottin si drejtor teknik.

Kontaktet e para mes palëve kanë ndodhur pikërisht në Tiranë, ku ish-numri 10 ishte në tribunën e Arenës Kombëtare për të mbështetur skuadrën dhe përshtypja është se ka një optimizëm të madh për akordin e mundshëm. Edhe nga pikëpamja mediatike, në fund të fundit, do të ishte një goditje e madhe: bashkangjitja e një figure "fushe" me atë karizmatike të Mourinhos do të nxiste flakën e besimit të tifozëve rreth klubit. Totti do të luante një rol të ngjashëm me atë të Paolo Maldinit te Milan apo Javier Zanettit te Inter: një rol që do të kishte për rrjedhojë konotacione të sakta operacionale, jo vetëm simbolike.

Për Romën, ka ardhur koha për të bërë hapin e madh dhe për të shëruar plagën e mbetur të hapur që nga viti 2019, kur Pupone u nda nga shoqëria nën administrimin Pallotta.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI