Flash

Incidentet që vonuan finalen e Champions League: 68 të arrestuar e 238 të plagosur në trazirat jashtë Stade de France

Lapsi.al 29 May 2022
Incidentet që vonuan finalen e Champions League: 68 të arrestuar e 238

68 të arrestuar dhe 238 lëndime të lehta, të asistuar në vend, është bilanci i përkohshëm i trazirave të ndodhura në Paris pranë Stade de France dhe zonave të tifozëve me rastin e finales së Champions League mes Liverpool dhe Real Madrid. Lajmi është bërë i ditur nga Prefektura e kryeqytetit francez. “Para ndeshjes shumë tifozë pa biletë për ndeshjen ose mbajtës të biletave të falsifikuara ndërprenë hyrjen e tifozëve në Stade de France, në nivelin e perimetrit të sigurisë së jashtme – shpjegoi policia franceze në një deklaratë të lëshuar gjatë natës –. Duke ushtruar presion të fortë për të hyrë në rrethim, këta tifozë vonuan aksesin e spektatorëve me bileta. Duke përfituar nga ky veprim, një numër i caktuar personash kanë arritur të hyjnë në portat në rrethimin e stadiumit".

“Ndërhyrja e shpejtë e policisë – vijon shënimi nga prefektura e Parisit – lejoi kthimin në qetësi dhe evakuimin e problematikëve jashtë sheshit të Stade de France. Shpërndarja e spektatorëve u zhvillua pa vështirësi dhe nuk pati asnjë incident të rëndësishëm në të dy fan zonat”.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI