Flash

Video/ Si shqiptarët drejt Italisë: u anulluan fluturimet për Paris, tifozët e Liverpool kaluan La Manshin me gomone

Lapsi.al 29 May 2022
Video/ Si shqiptarët drejt Italisë: u anulluan fluturimet për
Çfarë do të ishit të gatshëm të bënit për të parë finalen e Champions League? Mijëra tifozë të Reds fluturuan drejt Parisit për ndeshjen mes Liverpoolit dhe Real Madridit, por pak prej tyre u përballën me një Odise të vërtetë për të mbërritur në Francë. Dymbëdhjetë tifozë të Reds kanë marrë me qira një gomone për të kaluar Kanalin dhe për të mbërritur në kryeqytetin francez në kohë për ndeshjen. Ideja erdhi pasi fluturimi i tyre u anulua. Protagonistët e historisë, Paddy OToole dhe 11 tifozë të tjerë të Reds, të cilët morën me qira një varkë dhe u nisën për në Saint Malo të premten më 27 maj. Ata vendosën të niseshin për në Francë me gomone pasi djali i Paddy, Patrick, zbuloi se fluturimi i tyre EasyJet ishte anuluar. Ai që e bëri të ditur udhëtimin e habitshëm ishte vetë Paddy për Liverpool Echo: "Miqtë e djalit tim, Patrick, Adam dhe Tom Dring, të cilët janë nga Huyton, panë që fluturimi i tyre EasyJet ishte anuluar, kështu që ne vrapuam në Heathrow për të provuar të kapnim një fluturim tjetër, por nuk kishte asgjë për të bërë". Në fund ata zgjodhën opsionin e vetëm të mundshëm: një aeroplan deri në ishullin Jersey. Sapo ata zbarkuan në ishull, Paddy filloi të mendonte për të gjetur një mënyrë për t'i kaluar djemtë përmes kanalit. Burri telefonoi një shokun e tij, pronar i një kompanie që ka një flotë me motobarka dhe vendosi të kalonte Kanalin me një gomone: "Na erdhi keq për djemtë, ndaj duhej të bënim diçka". Grupi u largua nga Jersey me një Redbay Stormforce 950 për 12 persona, të nisur për në Saint-Marlo në Francë. Një video e postuar nga Paddy tregon tifozët në gomone teksa lëkundeshin mbi dallgët, duke dëgjuar muzikë. Në një klip të dytë, një nga fansat shihet duke mbajtur në dorë një flamur të Liverpoolit. Ndonëse bënë përpjekje të mëdha për të arritur në kryeqytetin francez, djemtë duket se e kanë ndjekur ndeshjen në një bar. Tifozët, në fakt, nuk kishin bileta për finalen: “Disa nga shokët tanë të Liverpool që jetojnë në Jersey dëgjuan që po shkonim dhe u bashkuan me ne. Nuk kemi bileta”.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI