Flash

Shtyhet finalja e Champions: Liverpool-Real do të nisë me vonesë, për shkak të tifozëve

Lapsi.al 28 May 2022
Shtyhet finalja e Champions: Liverpool-Real do të nisë me vonesë,

Fillimi i ndeshjes Liverpool-Real Madrid, finalja e Champions League 2022 është vonuar me të paktën 30 minuta. Shumë, shumë tifozë të Reds ende janë jashtë stadiumit të Parisit, të cilët nuk mund të hyjnë për të parë ndeshjen. Një problem i papritur, që bëri që UEFA të shtyjë me 30 minuta fillimin dhe ceremoninë e hapjes.

Një situatë e paprecedentë për një finale të Champions League, e shkaktuar nga mijëra tifozë anglezë në rrotullat që bënë të dështojë sistemi i hyrjes në Stade de France, veçanërisht për shkak të qindra njerëzve që u përpoqën të futeshin fshehurazi në stadium.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.14

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI