Flash

Fundi i epokës Abramovich te Chelsea: Clearlake bëri blerjen më të madhe në historinë e futbollit

Lapsi.al 28 May 2022
Fundi i epokës Abramovich te Chelsea: Clearlake bëri blerjen më

Pas 19 vitesh përfundon zyrtarisht epoka e Abramovich te Chelsea. Londinezët në fakt kanë njoftuar nënshkrimin e një marrëveshjeje përfundimtare për shitjen e klubit te konsorciumi amerikan i drejtuar nga fondi Clearlake Capital i manjatit Todd Boehly, që do të mbyllet të hënën. Kosto totale e marrëveshjes është 4.25 miliardë paund, pak më pak se 5 miliardë euro.

Pas disa pengesave fillestare të lidhura me borxhet që shoqëria kishte ndaj Roman Abramovich dhe pasi u morën të gjitha autorizimet e nevojshme, nga qeveria angleze dhe Premier League, blerja më e madhe në historinë e futbollit mund të thuhet se ka përfunduar.

2.5 miliardë paund të paguar për blerjen e aksioneve ndaj ish-pronarit Abramovich, i cili u sanksionua për marrëdhënien e tij me Vladimir Putin, do të shkojnë, siç ishte planifikuar, në një llogari të ngrirë në Mbretërinë e Bashkuar, vetëm për t'u dhënë për bamirësi në mbështetje të popullsisë ukrainase. 1.75 miliardë e mbetur, ndërkohë, do të investohen për rritjen e klubit.

KOMUNIKATA E KLUBIT

"Klubi i futbollit Chelsea mund të konfirmojë se dje në mbrëmje (e premte) është lidhur një marrëveshje përfundimtare për shitjen e klubit te konsorciumi i Todd Boehly/Clearlake Capital. Transaksioni pritet të përfundojë të hënën. Klubi do të japë përditësime të mëtejshme".

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI