Flash

"Ajnshtajnët e futbollit nuk e kuptojnë": Mourinho poston festën e Tiranës dhe i jep një mesazh Romës

Lapsi.al 28 May 2022
"Ajnshtajnët e futbollit nuk e kuptojnë": Mourinho poston

Pas triumfit në Tiranë në finalen e Conference League dhe festimeve në Romë, José Mourinho është nisur për pushimet e merituara dhe ndjesitë e tij ka dashur tia besojë Instagramit, me një postim ku publikoi edhe dy foto nga festimet në Tiranë dhe në Kolose. "Kujtimet mbeten përgjithmonë dhe historia nuk mund të fshihet. Për mua ato ishin emocione të pabesueshme, të paharrueshme, por duhet të mendoj për "më pas". Megjithatë, para kësaj, duhet t'i përqafoj të gjithë. Duhet t'i them botës mirënjohjen time për lojtarët e mi: të gjithë nga Rui Patricio që luajti 54 ndeshje deri te Pietro Boer që nuk luajti as një minutë. Në këtë ekip të gjithë kanë luajtur çdo minutë të çdo ndeshje, kjo është ajo që Ajnshtajnët e futbollit nuk e dinë, nuk e kuptojnë dhe më vjen keq për ta - vazhdoi ai - Futbolli është ai që shihni dhe ai që nuk shihni, futboll nuk luhet me 11, por me shumë, dhe ne ishim jashtëzkonisht shumë. Lojtarë, trajnerë, staf mjekësor, analistë, teknikë, kuzhinierë, familje, miq, romanistë, mourinjistë dhe u jam mirënjohës të gjithëve”.

Special One e mbyll postimin e tij me një urim: “Një ditë do të largohem nga Roma dhe AS Roma, ky është ligji i futbollit, por më shumë se një ose më shumë kupa do të më pëlqente ta shihja këtë klub të bashkuar përgjithmonë nga ky pasion dhe dashuri”.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI