Flash

Humbi finalen e tretë të Champions, Klopp lëshon sfidën: "Po prenotojmë që tani hotelin për Stamboll"

Lapsi.al 29 May 2022
Humbi finalen e tretë të Champions, Klopp lëshon sfidën:

Finalja e tretë e Champions League e humbur për Jurgen Klopp, i cili me Liverpoolin e tij, në Paris, doli i mundur 0-1 kundër Real Madrid, pavarësisht se dominoi ndeshjen: "Nuk është një rezultat i pabesueshëm - komentoi trajneri i Reds - është një rezultat normal i futbollit. Ne kemi bërë shumë më tepër goditje dhe shumë prej tyre në portë, por statistika vendimtare është në favor të Real Madrid - tha i hidhëruar tekniku gjerman, por pa e humbur xhentilesën që e karakterizon -. Real shënoi një gol, ne jo. Fatkeqësisht është shumë e thjeshtë dhe po aq e rëndë, por ne takon ta respektojmë”.

Më i mirë i ndeshjes u shpall portieri i Real Madrid, Thibaut Courtois me nëntë pritje, disa prej të cilave gati të pabesueshme: "Kur portieri është më i miri në fushë do të thotë se diçka nuk shkon për skuadrën tjetër. Ai bëri tre pritje të pabesueshme, por unë do të kisha dashur të kishim më shumë raste të pastra. Në fund të ndeshjes bëmë shumë krosime të pakuptimta”.

Pavarësisht zhgënjimit të humbjes në finale, Jurgen Klopp nuk e humb optimizmin: “Krahasuar me 2018-ën shoh që kam një ekip shumë të fortë dhe të destinuar të kthehet këtu. Finalja e radhës do të jetë në Stamboll dhe tashmë jemi duke rezervuar hotelin".

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI