Flash

Video/ Real kampion i Europës: Vinicius fut Ancelottin në legjendë, Liverpool përplaset te Courtois

Lapsi.al 28 May 2022
Video/ Real kampion i Europës: Vinicius fut Ancelottin në

Real Madrid është kampion i Europës për herë të 14-të në historinë e tij. Në finalen e Parisit, skuadra e Ancelottit mposhti 1-0 Liverpool, falë golit të Vinicius Junior në minutën e 59-të, duke përfituar nga goditja-kros i Valverdes. Braziliani është njeriu i kopertinës i merengues, së bashku me portierin Courtois, i cili me një sërë pritjesh të mrekullueshme fillimisht mbajti gjallë ekipin e tij, më pas mbrojti epërsinë deri në fishkëllimën e trefishtë. Ancelotti futet kështu në legjendë: askush nuk e ka fituar trofeun më parë 4 herë.

E janë katërmbëdhjetë për Real Madrid. Katërmbëdhjetë Champions League, e është mbresëlënëse edhe vetëm ta shkruash dicka të tillë. Carlo Ancelotti është përsëri mbreti i Parisit, si në ditët e PSG-së ... por mbretërimi i tij, nga sonte, është i një madhështie të pashkelur nga askush, verbuese: katër herë në çatinë e Evropës, askush nuk ia kishte dalë kurrë. Liverpool përtypet sërish hidhur, katër vite pas finales së humbur në Kiev kundër Blancos: këtë herë nuk është portieri i Reds (Karius) ai që ishte vendimtar në negativ, por është ai i Madrid (Courtois) që bëhet mur ndaj të gjitha sulmeve të skuadrës së Klopp. Monumentale pritja e fundit ndaj Salah, po aq sa festa e Vinicius në minutën e 59: Përfundoi 1-0, në Saint-Denis. Firma është ajo e brazilianit, që e bën Casa Blanca sërish padrone të Europës dhe lë Anglinë pa trofe europianë.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI