Flash

Me 10 lojtarë Skënderbeu dënohet nga super goli i Imerit: Egnatia zhyt Skënderbeun e konteston arbitrin

Lapsi.al 24 April 2022
Me 10 lojtarë Skënderbeu dënohet nga super goli i Imerit: Egnatia

Skënderbeu dorëzohet kundër Egnatias, në ndeshjen që nuk duhej. Rrogozhinasit u imponuan 0-1 në një ndeshje ku nuk munguan episodet e kontestuara, duke e rritur distancën mes tyre në 13 pikë. E tani me vetëm 18 pikë të mbetur në lojë, duhet një mrekulli që skuadra e Skënder Gegës të mbijetojë. Ramadani në anën tjetër i ka dhënë vetes një fitore të rëndësishme në tentativë për t’i shpëtuar zonës play-out.

Për të thënë të vërtetën, ndeshja është dominuar nga Skënderbeu që ka krijuar më shumë lojë e raste për shënim, edhe pse mbeti me 10 lojtarë pas 30 minutash lojë, kur Berisha u ndëshkua me karton të kuq. Më parë, Mensah mund të shënonte në minutën e 17, por para portës sulmuesit bardhekuq vazhduan të gabojnë edhe në ndeshjen vendimtare për sezonin e tyre. Në minutën e 38 Frashëri gaboi në konkluzionin me kokë, ndërsa Mensah pati edhe një shans tjetër të pashfrytëzuar në minutën e 42.

Egnatia mendonte vetëm të dilte e pamundur nga kjo ndeshje, por diferencën e bëri një goditje dënimi e Imerit, që shënoi në mënyrë spektakolare golin e vetëm të kësaj sfide për lumturinë e Ramadanit. Rrogozhinasit shënuan edhe golin e dytë me Ademin, në zhvillimin e një goditje dënimi, por VAR këtë herë anulloi festën e Egnatias. Delarzh mund të mbyllte historinë në të 77, por në ftesën e Pedro Augustos bëri më të vështirën duke u futur vetë në rrjetë e duke e nxjerrë topin jashtë.

Tre pikë fondamentale për Egnatian, që nuk lejon arratinë e skuadrave që ka më sipër në renditje, ndërsa vazhdon rrokullisjen e Skënderbeut që mbetet në vendin e fundit në klasifikim. 19 javë pa fitore shkon seria e Skënderbeut që vetëm matematike e quan ende një skuadër të Superiores. Korcarët nuk fitojnë nga 2-1 kundër Kastriotit në 18 dhjetor: nga aty 7 barazime e 12 humbje.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.46

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI