Flash

Goditja e fundit / Bashën e braktisin të gjithë nënkryetarët

Lapsi.al 12 March 2022
Goditja e fundit / Bashën e braktisin të gjithë

E fundit ka qenë Jorida Tabaku që i ka kërkuar Lulzim Bashës gjatë mbledhjes së kryesisë të bëjë një hap pas për ti hapur rrugë zgjidhjes në krizës në PD. Me stilin e saj, pa një qëndrim të fortë, ajo është bërë e fundit nga katër nënkryetarët Bashës që po kërkon largimin e tij.

"Nuk jam ne politike per karrige. Jemi per te perfaqesuar njerezit. Une jam gati te ik dhe nga deputete. Nuk e konsideroj pozicionin si privilegj, por si pergjegjeshmeri. Nuk eshte karriera individuale ne loje, as e Bashes, as e Jorides. Eshte PD ne loje. Besoj kryetar qe ju duhet te beni nje hap pas".

Njesoj me te edhe sekretari i Pergjithshëm Gazmend Bardhi me gjysem zeri ka folur per terheqje duke e lidhur ate me të njëjtin akt nga Berisha.

Bardhi është shprehur se demokratët duhet t’i qëndrojnë vendimit për përjashtimin e Sali Berishës pas shpalljes së tij non grata.

“Një hap pas i juaj që merr me vete edhe Sali Berishën i hap rrugën një procesi që është shansi i vetëm për t’i dhënë mundësi PD. Nuk mund të improvizojmë. Sepse rrezikojmë të copëzohemi akoma më shumë".

Më parë po gjatë mbledhjes se kryesise  Enkeled Alibeaj kishte bërë të njëjtën gjë me tone më të ashpra. Gjatë mbledhjes së sotme, Alibeaj i ka ofruar Bashës dy alternativa për të dhënë sinjale bashkimi. Ai ka thënë se tre pjesë duhet të bashkohen dhe që kjo të ndodhë Basha dhe Berisha duhet të bëjnë një hap pas.

“Berisha nuk ka më punë në PD, por duhet të tërhiqesh edhe ti edhe ai. Ne duhet t’u japim sinjale bashkimi. Vendimi yt kishte qëllim të mirë por nuk ia dolëm. Kam dy alternativa. E para nuk e shoh dot PD të ngjitet pas Sali Berishës. Nuk është alternativë. Merreni si të doni. Emocionale, personale. Ne duhet të japim sinjale bashkim.

Në fillim të javës ishin dy nënkryetarët e tjerë Agron Gjekmarkaj dje Grida Duma që e filluan me kërkesat për dorëheqje, madje kjo e fundit i rriti akuzat duke kërkuar edhe përjashtimin e Bashës nga grupi parlamentar.

Agron Gjekmarkajduke dhënë personalisht dorëheqjen menjëherë pas humbjes së 6 marsit tja: “Në zgjedhjet e pjesshme të 6 Marsit, Partia Demokratike pësoi një humbje tronditëse duke tejkaluar çdo parashikim ogurzi.

Përtej çdo rrethane kundër nesh, sado të dukshme e turpëruese, ne nuk mund të akuzojmë askënd pos vetes. Çdo justifikim është i papranueshëm! Unë, prej dy muajsh jam njëri prej katër Nënkryetarëve të PD-së dhe jam i gatshëm të mbaj përgjegjësinë time.

Nuk do t’i shmangem asaj për asnjë arsye apo interes që bie në kundërshtim me vullnetin e shoqërisë dhe parimet e mia etike” – deklaroi ai.

Ndërsa Grida Duma fajësoi direkt Lulzim Bashën për dështimin e PD- së zgjedhjet e 6 marsit.

“Është dëshpërues rezultati, në një menyrë apo një tjetër i papritur. Pa diskutim duhet të merren vendime të rëndësishme dhe përgjegjësi duke përfshirë edhe kryetarin e partisë”, – ishte mesazhi i saj.

Kështu me rreth 16 deputetë kundër dhe me të gjithë nënkryetarët që i kërkojnë të zbrapset, Basha është i marrë fund. Mjaftuan vetëm 6 muaj pa mbështetjen e Berishës për ta shndrruar ata nga lider në hiç.

©Lapsi.al

Lista e deputetëve që i kishin mbetur Bashës pas ndarjes me "Foltoren" dhe me të zezë ata që k kanë dalë kundër tani

 

Qarku Berat

Kasëm Mahmutaj

Tomorr Alizoti

Qarku Dibër

Xhelal Mziu        

Kreshnik Çollaku

Dhurata Tyli(çupi)

Qarku Durrës         

Merita Bakiu

Ferdinant Xhaferaj         

Andia Ulliri

Qarku Elbasan

Gazment Bardhi                    

Flutura Açka

Lefter Gështenja

Dashnor Sula

Eugen Isaj

Zheni Gjergji

Qarku Fier

Enkelejd Alibeaj

Eralda Bano(Tase)

Saimir Korreshi

Nustret Avdulla

Ilda Dhori

Qarku Kukës

Flamur Hoxha

Qarku Lezhë

Agron Gjekmarkaj          

Lindita Metaliaj

Kastriot Piroli

Elda Hoti

Qarku Shkodër

Helidon Bushati

Emilja Koliqi

Ramadan Likaj

Greta Bardeli     

Zef Hila

Qarku Vlorë

Ina Zhupa           

Fation Veizaj     

Arbi Agalliu

Qarku Tiranë

Lulzim Basha     

Jorida Tabaku   

Grida Duma       

Orjola Pampuri

Qarku Korçë

Ervin Salianji 

Bledjon Nallbati

Seladin Jakupllari

 

Të këshilluara

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

93.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI