Flash

I mbetur vetëm, Basha kurdis kryetarët e degëve dhe kandidatët humbës ta mbështesin

Lapsi.al 8 March 2022
I mbetur vetëm, Basha kurdis kryetarët e degëve dhe

I mbetur pa mbështetje as brenda grupit të tij parlamentar, të cilët kërkojnë që ai të dorëhiqet, Basha ka gjetur si mbështetës kryetarët e degëve lokale të PD-së të emëruar prej tij apo edhe kandidatët humbës të zgjedhjeve të 6 marsit.

Ferdinand Saraçi i Rrogozhinës shfajësoi Bashën për humbjen duke marrë përsipër gjithcka.

"Kishim përballë edhe qeverinë edhe Foltoren. PS e foltorja patën të deleguar që ndanin para. Ju më dërguat disa deputetë,  por vetëm Dash Sula la qenë në krah. Pati shitblerje të votës. Kanë pare e pushtet. Foltorja e dinte se nuk kishte shanse por vazhdoi me shantazhe e blerje votash Nuk ke faj ti që humba Rrogozhinën, mbaj përgjegjësi vetë dhe duhet të jetë përgjegjësi edhe e deputetëve që ishin. Nuk vihet në fushatë për foto", ka deklaruar Saraci.

I kurdisur njësoj si Saraci ka reaguar edhe ish-kryetari i Bashkisë Lezhë, Fran Frrokaj.

Në mbledhjen e dyer të mbyllura në selinë blu, Frrokaj mësohet se i ka thënë Bashës që vendimi i fundit që ai duhet të mendojë është dorëheqja nga drejtimi i PD. Frrokaj ka kujtuar se nga 6 bashki ku u mbajtën zgjedhjet, 5 ishin të majta.

"Të gjithë harrojnë se Berisha është non grata dhe sulmojnë PD. Ne nuk jemi për kryetarin dhe as atë që do vijë nesër, por jemi për PD. Vendimi fundit që duhet të mendosh dorëheqjen kryetar. Duhet ta harrosh dorëheqjen. Falenderoj 6 kandidatët. Nga 6 bashki 5 kanë qenë të majta. Nuk ka ndodhur që në zgjedhje të pjesshme të fitojë opozita. Mos të shkojnë deputetët me Versaçe, por të shkojnë për të punuar. Duhet të kthjellohemi e të gjykojmë", tha Frrokaj.  

Behar Haxhia, kryetar i degës së Kurbinit, thotë se përballë këtij pushteti nuk fitohet dhe pozicionet duhet të mbeten të palëvizshme.

"Falenderoj kandidatët që e morën përsipër këtë përballje. Ku fitohet përballë këtij pushteti. Nuk e mendoj dorëheqjen time dhe as ti s'duhet të mendosh dorëheqjen", shprehet Haxhia. 

Kryetari i degës së PD në Mirditë Mark Ruçi, i është drejtuar Bashës duke i thënë se duhet të dinë një strategji se si do të vazhdojnë në ditët në vijim.

"Duhet një strategji që të dimë si të ecim nesër në zgjedhje. Makineria e pushtetit vijon vijën e partisë së pushtetit të parë (komunizmit). Duhet të konsultohemi me njerëzit që të marrim përgjegjësi. Duhet të qetësohemi e të llogjikojmë. Falendëroj kandidatët që përballuan një garë të barabartë", tha Ruci duke u shprehur kunder doreheqjes se Bashes. 

Pas disfatës së 6 Marsit, Lulzim Basha nuk ka kundër vetëm grupimin e Berishës, por edhe shumë prej deputetëve të tij që deri para 6 marsit e mbështesnin pa kushte. Dy nënkryetarët Agron Gjekmarkaj dhe Flutura Acka kanë dhënë dorëheqjen, si dhe kanë kërkuar përgjegjësi nga Basha.

Gishtin e fajtorit drejt tij e kanë drejtuar edhe Grida Duma, Ervin Salianji, Ferdinand Xhaferi etj. I vetmi që nuk i dëgjon këmbanat është Lulzim Basha. Ai vijon të mendojë se deri më tani s'ka humbur asnjë betejë dhe se me logjikën e tij PD-ja i takon me tapi derisa ai të bëhet lider e të fitojë. ©LAPSI.al 

Të këshilluara

Çmenden çmimet/ Nafta fluturon me 2300 lekë

Porsa plasi konflikti në Ukrainë u tha menjëherë se do të kishte rritje të konsiderueshme të çmimeve sidomos për nënproduktet e drithrave dhe për energjinë. Por...

12:51

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI