Flash

Bashën e lë vetëm edhe Juri Kim, asnjë fjalë pas humbjes së bastit të 6 Marsit

Lapsi.al 8 March 2022
Bashën e lë vetëm edhe Juri Kim, asnjë fjalë pas

Ka një parim në botën e kumarit, që thotë se "mirë është të tërhiqesh për sa kohë je fitim". Po e teprove duke e sfiduar fatin, humbja nuk do të vonojë.

Në gjendje humbjeje është sot edhe ambasadorja Juri Kim, e cila nuk e ndali në kohë lojën për Lulzim Bashën dhe tani po bën llogaritë me bastin e humbur të 6 Marsit, për të cilin nxitoi të investohej pa u menduar gjatë.

Ishte kulmi i fushatës zgjedhore, kur votuesve të Shkodrës, Dibrës, Vorës, Durrësit, Rrogozhinës dhe Lushnjes, përveç tre kandidatëve për bashkitë, u foli edhe ambasadorja amerikane.

Juri Kim tentoi t’i orientojë votat e popullit të opozitës drejt Lulzim Bashës, duke kujtuar “non grata”-t nga SHBA dhe duke shigjetuar Sali Berishën.

“Pyetje për kandidatët: Nëse sponsori juaj kryesor është dikush i caktuar nga SHBA për korrupsion domethënës, çfarë saktësisht po u premtoni votuesve? Kush do t’ju drejtojë nëse fitoni dhe çfarë do t’i detyroheni atyre? Çfarë duhet të presin shqiptarët? Çfarë duhet të presin SHBA?”, shkruajti ambasadorja në datën 21 Shkurt.

Nuk ishte hera e parë që Juri Kim investohej pro bashistëve. Më parë u kishte folur demokratëve me tone kërcënuese, se do të hanin bar, nëse e mbanin Berishën në gjirin e tyre; më pas ua kishte bërë të qartë se SHBA nuk do të kishte marrëdhënie me një parti të drejtuar nga “non grata”.

Lexo edhe: Deklarata/ Yuri Kim sulmon kandidatët e “Shtëpisë së Lirisë”

Lexo edhe: Yuri Kim e shndërroi 6 marsin në test për veten

Lexo edhe: Komisioni i Rithemelimit të PD reagon ashpër ndaj ambasadores Yuri Kim

Por ndryshe nga e shkuara, mesazhi i 21 Shkurtit u konsiderua një ndërhyrje e drejtpërdrejtë në fushatën e zgjedhjeve, një veprim i pazakontë për një ambasador dhe një bast i humbur për këdo që e njeh politikën në Shqipëri.

Rezultati tregoi se ambasadorja duhet të ishte ndalur tek pezullimi i Berishës nga grupi parlamentar apo tek makinacionet për t’i lënë Lulzim Bashës selinë e PD-së. Rreshtimi krah Bashës në zgjedhje ishte e gabuar dhe përgjigjia që i dhanë votuesit, tregoi se çfarë ndikimi të papërfillshëm kanë tek votuesit deklaratat e ambasadores amerikane.

Tani që 6 Marsi e nxorri PD e Bashës forcë të tretë, për bastin e ambasadores mund të shërbejë një rregull tjetër, që thotë se “gabimi më i madh në kumar, është kur nuk e kupton se humbja nuk po të vjen nga fati i keq, por nga loja e keqe”./Lapsi.al

Të këshilluara

Çmenden çmimet/ Nafta fluturon me 2300 lekë

Porsa plasi konflikti në Ukrainë u tha menjëherë se do të kishte rritje të konsiderueshme të çmimeve sidomos për nënproduktet e drithrave dhe për energjinë. Por...

12:51

ide

Kryeministri po flet me veten

Dy fenomenet që Rama identifikoi si problemet themelore të qeverisjes, arroganca dhe mungesa e empatisë, janë tiparet e tij dalluese.  Ku ka zyrtar më arrogant dhe jo-transparent se kryeministri në qeverinë Rama? Si mundet Rama ti kërkojë ministrave të përfshijnë qytetarët në vendimarrje, kur ai vetë nuk i përfshin ministrat në vendimmarrjen e tij?

17:33 Blendi Kajsiu

Ata që shohin vjedhjen e Agron Shehajt nga koteci i Edi Ramës

Çmenduri të tilla, kur një pushtet prek fundin, janë të njohura. Grupe armiqësore, gazetarë puçistë, elementë të rekrutuar nga shtete armiqësore etj, historia jonë politike ka me shumicë, por vetëm Edi Rama ia ka dalë që në 10 vitet e fundit t’i njehsojë, gati- gati të duken si një fytyrë e vetme të gjithë ata që i shërbejnë.

16:41 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

93.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI