Flash

Kush gënjen për çmimin e naftës, Edi Rama apo Delina Ibrahimi?

Lapsi.al 5 March 2022
Kush gënjen për çmimin e naftës, Edi Rama apo Delina

Rritja e çmimit të naftës brenda natës me 300 lekë për litër në të gjitha pikat e karburantit njëherësh, nuk ka shqetësuar asnjë nga institucionet shtetërore, që supozohet se heton marrëveshjet e fshehta mes biznesve që veprojnë si oligopol. Përkundrazi, para shqetësimit, ka ardhur justifikimi.

Edhe kësaj radhe është vetë kryeministri që gjen arsye se pse është rritur çmimi i karburanteve.

“Si ka mundësi që edhe pse çmimi i naftës po rritet, nuk ka asnjë reagim dhe se vetë kryeministri nuk është i shqetësuar për këtë fakt?” e pyeti një prej ndjekësve në Facebook.

Sipas Ramës, arsyeja që çmimi i naftës u rrit, duhet parë tek lufta në Ukrainë. “S’ka se si të mos marrim edhe ne bashkë me tërë të tjerët, një pjesë të barrës së luftës së ukrainasve” shkruan ai në komentet në Facebook, duke justifikuar atë që ka ndodhur me tregun e naftës.

Në përgjigjen e kryeministrit ka “bomba” e “viktima”, ka “luftë” dhe “plagë”, por nuk gjen asnjë fjalë parandalimin e abuzimeve me çmimet në tregun e karburanteve.

“Po bëhet luftë, luftë prej vërteti, luftë me bomba e me viktima e me plagë të jashtëzakonshme. Kjo po ndodh dhe po të ishte i mundur kontrolli i çmimeve nga qeveria, do e kishte ndonjë qeveri në Europë ku çmimet po rriten edhe më frikshëm se këtu, ndërkohë që këtu nuk po rritet ende as energjia elektrike. Pikërisht sepse shteti që e shet dhe e blen energjinë, ndryshe nga nafta e mielli e tërë të tjerat shiten e blihen nga privatët, po e mban me dhëmbë kur i thonë llafit, pikërisht që të lehtësojë sadopak familjarët!

Që nuk është e drejtë, kjo nuk diskutohet, por s’ka si të mos ndodhë në këto kushte alarmi në të gjitha tregjet dhe me sanksionet ndaj Rusisë që është eksportuesi më i madh në Europë i gazit, naftës e grurit. Por, ama nga ana tjetër s’ka se si të mos marrim edhe ne bashkë me tërë të tjerët, një pjesë të barrës së luftës së ukrainasve kundër një agresioni ushtarak mbi shtetin e tyre sovran e demokratik, sepse historia na ka mësuar më shumë se një herë që kush mbyll sytë kur i vjen tjetrit lufta në shtëpinë e vet, shumë shpejt e ka luftën në shtëpinë e tij!”, është përgjigjur Kryeministri Rama ndaj komentit.

Shpjegimi që jep kryeministri, pra që çmimi i karburantit u rrit nga lufta në Ukrainë nuk përputhet me atë që deklaroi një muaj më parë ministrja e Financave Delina Ibrahimaj. Sapo ishte kapur rekordi prej 194 lekësh dhe qeveria shqiptare as nuk e kishte idenë se do të kishte luftë në Ukrainë, megjithatë Delina Ibrahimi paralajmëroi rritje tjetër çmimesh, që sipas saj do të vazhdonte për 6 muajt e ardhshëm.

Kur gazetarët i thanë se çmimi i karburanteve kishte arritur sa në Zvicër, Ibrahimi u shpreh:

“Çmimi i naftës në Shqipëri, njësoj si në Zvicër? Do të publikojmë një analizë të detajuar. Do ta bëjmë publike që të gjithë të jenë të qartë se sa është pesha e taksave dhe e rritjes së çmimit dhe pse rritja me 8 lekë është ndikuar apo jo. Çmimet e bursës për naftën kanë muaj që kanë rritje, ka që në vitin 2020, rritja do të vazhdojë edhe për një 6-mujor tjetër”

Pra Ministrja e Financave e dinte se do të kishte të tjera rritje çmimi pa e ditur se do të kishte luftë në Ukrainë, kurse Rama thotë se ishte lufta që shkaktoi rritjen e çmimeve. Njëri prej të dyve gënjen, por ajo që i bashkon është se të dy janë në të njëjtën linjë, atë të justifikimit të rritjes së çmimit të karburanteve.

Po sot Qendra “Konsumatori Shqiptar” (QKSH) i ka dërguar një ankesë Autoritetet të Konkurrencës ku shpreh shqetësimin mbi rritjet e çmimit: “nga 4 operatorët kryesorë ekonomikë në treg, që veprojnë si oligopol në kuadër të një marrëveshje të ndaluar”, thuhet në reagim.

Në letrën dërguar drejtorit të Autoritetit të Konkurrencës Denar Biba, Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku dhe Kryeministrit Edi Rama, qendra thekson: “Këta 4 operatorë ekonomikë kanë numrin dërrmues të pikave të shitjes, si numër në vend, por është i padiskutueshëm pozicioni i tyre në një sjellje të bashkërenduar nëse kalkulohet sasia e shitur në nivel tregu”.

Në Shqipëri, bazuar në çmimet e aplikuara në treg, vendimet e Autiritetit të Konkurencës por dhe të dhëna të tjera të siguruara nga studime të ndryshme dhe artikuj në media, rezulton se “tregu i karburanteve në vend për sa i përket tregut të importit të naftës/benzinës dhe GLN ka karakteristikat e një tregu me përqendrim të lartë (oligopol) madje mund të flitet dhe për ndërmarrje me pozitë dominuese”.

Sipas QKSH, infrastruktura tregon qartësisht se jemi para monopoleve në tregun gjeografik dhe “nxjerrja e pozicionit dominant dhe të vetëm për kompanitë që janë të integruara mund të provohet”.

Në muajin shkuar nafta u rrit dhe vlera ishte 199 lekë për litër, ndërkohe që një muaj më vone ajo ka shkuar 230 lekë për litër.

Sipas të dhënave të analizuara nga Open Data në shkurt të vitit 2022, Shqipëria bën pjesë në 19 shtetet me çmimin më lartë të naftës në botë, rankuar më shtrenjtë se Spanja, Luksemburgu, Greqia, Austria dhe Hungaria.

Ndërsa në krahasim me vendet e rajonit, Shqipëria renditet vendi me çmimin më të lartë të naftës dhe të benzinës. E dyta në rajon renditet Serbia./Lapsi.al

Të këshilluara

Çmenden çmimet/ Nafta fluturon me 2300 lekë

Porsa plasi konflikti në Ukrainë u tha menjëherë se do të kishte rritje të konsiderueshme të çmimeve sidomos për nënproduktet e drithrave dhe për energjinë. Por...

12:51

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI