Flash

Qëndrimi ndaj Rusisë/ Vuçiç e ka vënë Ramën në hall

Lapsi.al 2 March 2022
Qëndrimi ndaj Rusisë/ Vuçiç e ka vënë
Kryeministri Edi Rama ka lëshuar një pasthirmë lehtësimi duke komentuar votimin e Serbisë pro rezolutës kundër Rusisë në OKB. "Vota e Serbisë kundër Rusisë unifikon Ballkanin Perëndimor me Perëndimin”, ka shkruar Rama i çliruar se miku i tij Vuçiç nuk u rendit përkrah 5 shteteve që votuan kundër (Rusia, Koreja e Veriut, Eritrea, Siria, Bjellorusia). 141 vende ndëshkuan sot agresionin e Rusisë me votimin e tyre në OKB. Por renditja e Beogradit përkrah tyre, nuk e zhbën dot faktin se ai i tha jo BE-së për vendosjen e sanksioneve kundër regjimit të Putinit. Për këtë çështje kryeministri shqiptar qëndroi i heshtur duke përdorur dy standarte krahasuar me deklaratën e sotme. Lexo më tej:

Serbia krah Rusisë, Rama nuk heq dorë nga Ballkani i Hapur: Për momentin nuk ka asgjë për t’u shqetësuar

Por ajo që thotë Rama nuk është e vërtetë pasi qëndrimi i Serbisë nuk e unifikon Ballkanin Perëndimor me Perëndimin. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi se presioni mbi të ka qenë tejet i madh për t’i vënë sanksione Rusisë por Serbia dhe Bjellorusia, qenë vendet e vetme në Evropë që refuzuan ta bëjnë këtë.
“Nuk mbaj mend që të ketë pasur një situatë të tillë kaq të vështirë. Në 3 ditët e fundit jam plakur më shumë se në 10 vitet paraprake”, ka thënë Vuçiçi sipas radios serbe, B92. Vuçiçi në datën 24 shkurt, ditën e fillimit të agresionit rus u shpreh: “Retorika e komunitetit ndërkombëtar bëhet hipokrite dhe alogjike kur fjala është për territorin ukrainas nga një anë dhe për Kosovën nga ana tjetër”. Ndërsa dy ditë më pas ai tha: ”Serbia pësoi agresionin e 19 shteteve anëtare të NATO-s”.

Gjeopolitikë/ Si ndikon tek “Open Balkan”, lufta në Ukrainë

Ndërsa kryetari i parlamentit të Serbisë, Ivica Daçiç, deklaroi ditën e nisjes së agresionit rus në Ukrainë: ”NATO erdhi në muret e Kremlinit dhe prandaj ndodhi kriza në Ukrainë”. Në datën 28 shkurt në një interviste me agjencinë shtetërore “Tanjug”, Daçiç deklaroi se “Ukraina u bë dëm kolateral për Perëndimin, i cili e vuri kundër Rusisë. Situata në Ukrainë është rezultat i afrimit të NATO-s në kufijtë e Rusisë”. Pra, duket qartë se sa larg është Beogradi nga kartolina me të cilën reket ta përshkruaj kryeministri shqiptar. Pilërisht kjo e ka detyruar një nga njohësit më të mirë të Ballkanit, ish kryeministrin suedez, Carl Bildt, të thotë se Serbia me qëndrimin e saj e ka diskualifikuar veten nga procesi i anëtarësimit në BE. “Me këtë qëndrim Serbia de fakto diskualifikon veten nga procesi i anëtarësimit në BE. Nuk ka hapësirë për anëtarë të rinj të BE-së që nuk ndajnë vlerat tona themelore dhe interesat tona”, shkroi Carl Bildt në Twitter. Pra Rama nuk gjeti guximin të thotë asnjë fjalë, as për qëndrimet e Beogradit kundër sanksioneve, as për paralelizmat me sulmet e NATO-s ndaj Millosheviçit, por nxotoi të duartrokasë sot votën e Serbisë. Prapa kësaj duket qartë se ëshë plani i përbashkët i dy liderëve pro Ballkanit të hapur.

Shaban Murati: Pse Tirana po i serviloset Serbisë kur ajo po ndahet me BE

"Kulmi i përunjësisë zyrtare shqiptare arrin kur, në këtë situatë lufte në Europë dhe kur bota e qytetëruar është angazhuar për t’i dhënë fund agresionit dhe për izolimin diplomatik dhe ekonomik të Rusisë dhe të aleatëve të saj, qeveria shqiptare e quan të përshtatshme t’i konfimojë Serbisë besnikërinë e Tiranës ndaj projektit serb të “Ballkanit të hapur” kpmentonte sot në një shkrim diplomati dhe analisti Shaban Murati. Vërtet halli i Ramës me Vuçiçin duhet të jetë i madh derisa i sheh vetëm njëran anë të medaljes mikut të tij.    

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI