Por nëse ky qëndrim vë në pikpyetje vlerat europiane të Serbisë ka të tjerë më radikalë që mendojnë se një përhapje e virusit të luftës, mund ta shtyjë Vuçiçin të bëjë të njëjtën gjë me kosovën si miku i tij Putin me ambicien e vet për zonat rusofone të Ukrainës, Donjeckun dhe Luganskin. Pra askush nuk mund të vërë bast se në një situatë të re gjeopolitike Beogradi nuk do të tentojë të rikuperojë ushtarakisht ato zona që tentoi të përfitonte me projektin e shkëmbimit të territoreve në 2018.
Për një mundësi të përhapjes së konfliktit të nisur në Ukrainë foli edhe shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell. Ai tha të dielën, më 27 shkurt se shtetet e BE-së janë të shqetësuara se kriza e shkaktuar nga pushtimi rus i Ukrainës mund të përhapet në vendet fqinje, duke përfshirë Moldavinë, Gjeorgjinë dhe Ballkanin Perëndimor.
Pra a kë më kuptim beteja e Ballkanit të Hapur në këto kushte? A ka kuptim që Shqipëria edhe të mbajë sanksionet ekonomike ndaj Rusisë edhe të jetë për shkëmbim të lirë marrrash dhe kapitalesh me Serbinë që i refuzon këto sanksione? A ka vend më ky bashkim utopik me rënie kufijsh, nesë po përvijohen muret e një lufte të të ftohtë?
Prandaj kur u pyet për Open Ballkan, në kushtet e reja, Rama u përgjigj si ati ilegjitim i një fëmije kopil. Ai këmbënguli se e vetmja shpresë për projektin e tij dhe të Vuçiçit është mundësia hipotetike e birësimit nga SHBA.
©Lapsi.al