Flash

Rama e paralajmëroi/ Nafta 270 lekë, ushqimet shtrenjtohen, euro shkon 127 lekë, inflacioni kap rekordin

Lapsi.al 8 March 2022
Rama e paralajmëroi/ Nafta 270 lekë, ushqimet shtrenjtohen, euro shkon

Nuk kaluan as 24 orë nga konferenca në kryeministri, ku Edi Rama ngriti duart lart përballë spekulantëve dhe paralajmëroi rritjen e çmimit të karburanteve, kur nafta u shtrenjtua sërish. Në orët e mbrëmjes së kësaj të mërkure, nafta u shit me më shumë se 2600 lekë për litër, një çmim rekord që habitshëm u reflektua në të njëjtën kohë dhe në të njëjtën orë në të gjitha pikat e karburanteve.

Por si e paralajmëroi kryeministri rritjen e mëtejshme të çmimeve? Në konferencën, ku kishte në krah, ministren Belinda Balluku ai citoi një zyrtar rus që kishte thënë se çmimi i një barile naftë do të shkonte deri në 300 dollarë.

“Jemi mirë se ka dhe më keq” u shpreh Rama duke cituar rusët dhe duke paralajmëruar lëvizjen e çmimit me çdo minutë. “Kemi qenë në 45 dollarë fuçia, jemi në 127, ishim, para se të fillonim konferencën, tani nuk e di sa është se lëviz çdo minutë” tha kreu i qeverisë.

Si ndryshoi çmimi i naftës

Të mërkurën në orën 12:00 është paralajmëruar një tubim përballë kryeministrisë në protestë ndaj çmimit të ritur të naftës.

Protesta drejtohet nga qeveria që ka futur në çmimin e naftës 7 taksa, 5 shtetërore dhe dy nga konçensionet e privatit, duke e shndërruar në një nga çmimet më të larta në Europë dhe më të lartin në rajon.

Në posterin që lajmëron protestën, Nisma Thurje ka renditur datat kur çmimi i naftës u rrit me shpejtësi dita-ditës. Në 2 Mars, nafta ishte 192 lekë, ndërsa pa kaluar ende një javë është 270 lekë.

Gati dyfishimi i çmimit të biletave urbane

Shtresat e varfra janë ato që do të ndjejnë më shumë peshën e shtrenjtimit të naftës në xhepat e tyre. Shenjat e para i kanë dhënë operatorët e transportit urban në Tiranë. Pas vitesh që ankohen se nuk i përballojnë dot kostot e transportit të qytetarëve, sot ata paralajmëruan dyfishim të çmimit të biletës nga 40 në 80 lekë për udhëtar.

Pas disa deklaratave publike për heqjen e akcizës së naftës dhe TVSH në shitje, operatorët kërkojnë që çmimi i biletës të rritet. Gjatë kësaj të marte është parë në kaos në stacionet e urbaneve për shkak se flota e shërbimit është përgjysmuar. Aktualisht vetëm 50% e mjeteve janë në operim.

“Siç e shohim stacionet janë plot me njerëz, sepse nafta dje na erdhi njoftimi që në pikat e furnizimit do jetë 220 lekë për litër me shumicë. Natyrisht kjo ishte e frikshme sepse asnjë nga operatorët nuk ka kapacitet financiar që të vazhdojë operimin me kapacitet të plotë, por ndërkohë edhe t’i shërbejë qytetarëve. Nëse do vazhdojmë me këtë situatë, kapitullimi i transportit do jetë për 3-4 ditë maksimalisht. Ne jemi të varur nga rritja e çmimit të naftës dhe duke pasur një heshtje totale nga instancat, ne konkretizuam pikat konkrete se çfarë na duhet që të shpëtojmë nga kjo situatë e vështirë ekonomike. Ajo që u vendos të kërkohet më parë dhe që është më emergjentja, është rritja e çmimit të biletës. Kjo për shkak se do jepte një mundësi që të kishim transport në Republikën e Shqipërisë. Çmimi i biletës për të përballuar këtë krizë është llogaritur nga ekspertët tanë në 80 lekë për biletë" thuhet në njoftimin e operatoreve të transportit.

INSTAT: Çmimet e ushqimeve u rritën me shpejtësi

Instituti i Statistikave nxorri sot të dhënat e Indeksit të Çmimeve të Konsumit, që paraqesin shportën e mallrave dhe shërbimeve që kunsumon një familje gjatë një muaji. Rritja është si rrallëherë me 3.9 për qind.

Shtrenjtimi më i madh ka ndodhur te çmimet e ushqimeve, të cilat përbëjnë edhe përqindjen më të madhe të shpenzimeve mujore për familjet shqiptare.

Mësohet se ushqimet gjatë shkurtit janë rritur me 6.9 për qind, duke kapur një rekord gjatë viteve të fundit.

Sipas INSTAT, produktet që janë shtrenjtuar më shumë janë “zarzavate përfshirë patatet”, me 16.4%, pasuar nga nëngrupet “vajra dhe yndyrna” me 10.1%, “fruta” me 7%, “bukë dhe drithra” me 6.8%, “sheqer, reçel, mjaltë, çokollata dhe ëmbëlsira” me 6.7%, “mish” me 3.9%, “qumësht, djathë dhe vezë” me 3.3%.

Inflacioni i grupit “transporti” për shkurtin arriti në 10.4%, nga 9% që kishte qenë në janar. Kjo reflekton efektin e rritjes së shpejtë të çmimit të karburanteve gjatë muajve të fundit.

Ndryshimi i çmimeve në dyqane është aq i shpejtë raportojnë disa media, saqë stafi nuk ka kohë të ndryshojë etiketën në rafte.

Euro nuk ndalet, kalon 127 lekë

Euro u forcua përsëri në kursin e këmbimit këtë të mërkurë. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, monedha europiane u këmbye me 127.08 lekë, në rritje me 2.5 pikë krahasuar me ditën e hënë. Në harkun e një javë, euro u rrit me 4.7% ndaj lekut dhe ka shënuar një rekord të ri për dy vitet e fundit. Tendenca e forcimit të euros është e ngjashme me atë që u shënua në fund të marsit 2020. Në atë rast ishte pandemia, ndërsa në këtë rast shtysa ka qenë lufta në Ukrainë.

Ekspertët mendojnë se tregu i këmbimeve valutore është përfshirë tashmë edhe nga një lloj paniku, që po nxit më tej kërkesën për të blerë euro, pikërisht për shkak të forcimit të shpejtë të valutës europiane.

Një mbiçmim i shpejtë i euros përfaqëson një faktor shtesë rreziku në raport me inflacionin në rritje që po godet ekonominë. Duke qenë se Shqipëria i importon shumicën e mallrave të konsumit, pritet një efekt inflacionist shtesë në ekonomi.

Pas konferencës që dha për gazetarët, kryeministri Rama udhëtoi drejt Dubait për një panair. Bashkë me të kanë udhëtuar edhe disa ministra mes të cilëve edhe jo e Infrastrukturës, Belinda Balluku. Pasi bëri një ekspoze të situatës dramatike ku ndodhet sistemi energjitik i Shqipërisë, ajo shkëlqeu me këshillën që u dha shqiptarëve për të përballuar rritjen e çmimit të naftës “Duhet të konsumojmë më pak. Mos marrim makinën për të blerë cigare apo për të blerë bukë te cepi rrugës, por të ecim me këmbë”

Të këshilluara

Çmenden çmimet/ Nafta fluturon me 2300 lekë

Porsa plasi konflikti në Ukrainë u tha menjëherë se do të kishte rritje të konsiderueshme të çmimeve sidomos për nënproduktet e drithrave dhe për energjinë. Por...

12:51

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI