Flash

Qeveria zbythet nga protestat/ Rama lë Dubain dhe premton ndërhyrjen në tregun e naftës

Lapsi.al 10 March 2022
Qeveria zbythet nga protestat/ Rama lë Dubain dhe premton ndërhyrjen

Mjaftuan dy ditë protesta të organizuara nga Nisma Thurje, që kryeministri Rama të lërë kërcënimet, gënjeshtrat e justifikimet dhe të kthehet nga Dubai për të negociuar menjëherë uljen e çmimit të naftës. Fillimisht ishte shfaqur arrogant dhe harbut ndaj ankesave për rritjen e çmimit të naftës, por protestat e kanë detyruar të ndryshojë qëndrim 180 gradë.

Ende nuk i kishte dalë euforia e 6 Marsit, në zgjedhjet që korri fitore përballë një opozite të leckosur, që as nuk guxoi të mbajë një qëndrim të fortë për rritjen e çmimit të naftës.

Të hënën, doli në konferencë bashkë me Ministren e Infrastrukturës, Belinda Ballukun që në rrjetet sociale ka marrë pseudonimin “Maria Antuanet”, për zgjidhjen që i gjeti qytetarëve, që duhet të ecin në këmbë dhe të mos e marrin makinën kur dalin të blenë cigare.

Atyre që shpresonin se qeveria do bënte diçka për të rregulluar çmimet, Rama u tha se nuk mund dhe nuk do ta kishte ndërhyrje. Sipas tij, sistemin e kishim zgjedhur që në vitin 1990 dhe nuk ishte qeveria që i vendoste çmimet, por privati. Me duart e ngritura lart, si për ta përforcuar idenë e dorëzimit përballë oligarkëve të karburanteve, Rama tha se “jemi në luftë” dhe me tone kërcënuese paralajëmëroi skenarë dramatikë, sipas të cilëve një ditë mund të ndodhë që të mos ketë as naftë në treg dhe as energji elektrike në rrjet.

I bindur se mllefi nuk do të dilte nga Facebook, kryeministri fluturoi për në Dubai duke u lënë shqiptarëve peshën e rëndë të çmimeve të larta. Me vete, kishte marrë jo vetëm Belinda Ballukun, por edhe Olta Xhaçkën, Delina Ibrahimin dhe Elva Margaritin. Në Dubai kishte udhëtuar edhe ansambli i valleve popullore bashkë me këngëtaren Vikena Kamenica.

Këta kënduan para Ramës dhe disa sheikëve të tjerë, mes të cilëve disa prej njerëzve më të pasur të globit në një ceremoni të organizuar në Dubai me rastin e një panairi.

Ndërkohë në Shqipëri nafta u rrit prap dhe shkoi 260 lekë. Çmimet e ushqimeve u rritën të gjitha. Leku u zhvlerësua, ndërsa bileta e autobuzëve u shtrenjtua.

Politikanët e opozitës tradicionale heshtën. Në vend të tyre, protestat i thirri Nisma Thurje dhe u mbështetën menjëherë nga shoqëria civile.

Mijëra qytetarë në shesh të mërkurën pasdite ishin surprizë. Qeveria u përgjigj prap me arrogancë. Të rinjtë që ishin në protestë u shoqëruan nga policia sepse tentuan të mbanin të bllokuar një prej rrugëve në Tiranë. Policia shoqëroi 16 prej tyre.

Rama paralajmëroi një dalje live në rrjetet sociale në orën 18:30. Në këtë mënyrë do të kishte kohë të shihte se sa qytetarë do të ishin në bulevardin përballë kryeministrisë në ditën e dytë. të protestës.

Të enjten ishin mbledhur akoma më shumë qytetarë. Njëzëri e akuzuan kryeministrin për hajdut dhe ortak me oligarkët e naftës.

Akoma më të shumtë ishin protestuesit përballë kryeministrisë, kur Rama doli në Facebook. Protesta ishte zgjeruar brenda pak orësh në të gjithë Shqipërinë. Në Shkodër, Mirditë, Durrës, Berat etj qytetarët kishin dalë në protestë dhe duke bllokuar rrugët.

Monologun Rama e nisi me pyetjen se “Si mund të akuzosh tjetrin për hajdut pa pasur asnjë provë?” duke dëshmuar se i kishte dëgjuar fjalimet e protestuesve.

Rama nuk e fshehu dot nervozizmin, por u përpoq të mos ishte arrogant. Përmendi se çmimi i energjisë nuk do të rritet dhe se nafta që prodhon Shqipëria mund të përdoret vetëm për bitum. Kryeministri kërkoi 48 orë kohë dhe premtoi se do të ndërhynte që nesër në mëngjes.

I njëjti kryeministër, që dy ditë më parë ngrinte duart lart dhe i linte çmimet në mëshirën e privatit, kësaj radhe u shpreh: "Do ndërhyjmë në çdo tendencë spekulative me cmimin e naftës, duke krijuar brenda 48 orësh, pjesë e planit që do shpaloset në 48 orë, në një akt normativ me fuqinë e ligjit, një kuadër veprimtarie të jashtëzakonshme, një Bord Kombëtar të Administrimit të Karburantit, ku furnizuesit e vendit do jenë në një tavolinë me qeverinë për të bërë gjithë transparencën e cmimeve në mënyrë të përditshme dhe ku marzhi i fitimit do përcaktohet në atë tavolinë"

Me moton "nuk është dita për të fituar, është dita për të rezistuar" Rama u duk se kishte lënë pas hezitimin për të ndërhyrë, duke parë mijëra njerëz që ishin në sheshin përballë kryeministrisë.

Në Tiranë, protestat vazhduan edhe pas premtimit të Ramës për të negociuar çmimin e naftës. Disa prej rrugëve të kryeqytetit u bllokuan, ndërsa disa të rinj u shoqëruan në polici. Protesta të tjera u paralajmëruan.

Edi Rama nuk humbi kohë dhe u takua që mëngjesin e sotëm me furnizuesit e naftës. Kreu i qeverisë tha se e gjithë bota është në mes të një krize, për shkak të luftës.

Kryeministri paralajmëroi furnizuesit e karburantit se nëse në tabelat e pikat të furnizimit për qytetarët do të jetë një çmim tjetër nga ai i përcaktuar nga Bordit Kombëtar për Administrimin e Karburantit, pika do t’i kalojë në administrim shtetit.

“Duhet që brenda nesër të na bëni me dije 5 përfaqësuesit për bordin kombëtar. Nesër pasdite bordi do të mblidhet. Mirë do jetë që mbledhja të jetë me prezencë fizike, më pas do të mblidhet me zoom dhe të gjithë që duan ta ndjekin mund të hyjnë të gjithëve në fund do t’ju jepet çmimi që do të shfaqet në tabelë nesër nga bordi. Nuk është as qëllimi as prirja e qeverisë të kontrollojë çmime. Qeveria do të garantojë transparencën e plotë e pastaj do të thotë fjalën e fundit për çmimin.

Marzhi i fitimit do të ngrijë sipas vendimit që do të marrë bordi dhe cdo furnizues që do të vendosë në tabelë një çmim të ndryshëm, do të humbasë pikën e furnizimit. Kjo do të jetë e sanksionuar me ligj, dhe pika merret në administrim nga shteti.” u shpreh Rama, duke u përpjekur të qetësojë situatën në vend.

Por pavarësisht përpjekjeve të Ramës, protestat parashikohen të jenë të përditshme. Pritet që të shtunën do të kulmojnë në Tiranë, nga ku priten protestues nga i gjithë vendi. Deri tani PD, Komisioni i Rithemelimit dhe LSI janë distancuar dhe organizimi ka mbetur në Facebook nga vetë qytetarët./Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI