Kunji i ambasadores Yuri Kim: Jeni lodhur nga “spin doktorët”?
Votë, jo dhunë Mesazhi më i fortë i intervistës së Gabriel Escobar ishte se opozita duhet ti zgjidhë krizat e saj në rrugë demokratike. "Mendoj se është për të ardhur keq që dikush do të përdorë dhunën dhe jo kutinë e votimit në një përpjekje për të marrë nën kontroll një parti politike". Por kjo është pjesa ku diplomatët amerikanë kanë kontradiktën logjike më të madhe. Sepse ata e shantazhuan Bashën që të përjashtonte nga grupi parlamentar një njeri që sado mëkate që të ketë nuk ka pasur asnjë çështje penale të hapur. Ata e detyruan kryetarin e PD-së që të merrte një vendim personal ndaj Berishës, ndërkohë që ai sapo ishte zgjedhur me votën e qytetarëve si deputet. Pra nëse në 9 shtator nuk u veprua demokratikisht me votë kjo u bë si pasojë e presionit amerikan. Ndaj tani ata nuk mund të pretendojnë pas të vjelave që krizat të zgjidhen në mënyrë demokratike. ©Lapsi.al