Flash

Në shënjestër për mungesën e vaksinimit, avokatët e Djokovic mbrohen: "Pozitiv me Covid në 16 dhjetor"

Lapsi.al 8 January 2022
Në shënjestër për mungesën e vaksinimit, avokatët
Numri 1 i tenisit botëror, Novak Djokovic është përjashtuar nga vaksinimi kundër Covid-19 sepse ai u infektua me virusin në dhjetor: njoftuan avokatët e tij. “Data e testit të parë pozitiv për Covid u regjistrua më 16 dhjetor 2021”, thuhet në një dokument të depozituar në gjykatën federale, i cili kërkon të përmbysë refuzimin e vizës së tij për të hyrë në Australi dhe për të marrë pjesë në Australian Open. Gjyqtarët do të vendosin të hënën në mëngjes. Djokoviç - shtuan avokatët e tij - kërkoi të transferohej nga qendra ku u detyrua të qëndronte në Melburn, në mënyrë që të stërvitet para Australian Open. Nole ka qëndruar në Centre Park Hotel, që nga ardhja e tij në Australi, pavarësisht kërkesave të tij për zhvendosje. Vetëm se ka një problem. Në letrën e dërguar nga Tenis Australia për tenisistët, në fakt, afati i fundit për paraqitjen e kërkesës për përjashtim mjekësor ishte 10 dhjetori, gjashtë ditë para pozitivitetit të numrit 1 në botë. POSTIMI NË RRJETET SOCIALE I 17 DHJETORIT Një ditë pasi kishte rezultuar pozitiv, Djokoviç kishte postuar një foto ku tregonte pjesëmarrjen në prezantimin e pullave të dedikuara për të nga posta serbe. Postimi i tenistit është i datës 17 dhjetor, por Posta serbe kishte publikuar një story “në të nxehtë” më 16 dhjetor, ditën e ngjarjes: Pra, Nole mund ta kishte zbuluar pozitivitetin menjëherë pas kësaj.

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kërcënimet ndaj Veliajt/ Pse u xhindos Rama për ca drejtorë bashkie

Arsyeja përse Rama arriti deri te kërcënimet mafioze ndaj Veliajt për shkarkimin e disa drejtorëve të Bashkisë së Tiranës lidhet me rrezikun që, përmes këtyre largimeve, kryebashkiaku i burgosur t’i çmontojë makinerinë elektorale të PS-së në prag të zgjedhjeve lokale.

01:22

Me sytë katër

PAPARAZZI