Flash

FOTO/ Portieri 17 vjeçar i Milan bëhet viral: në pankinë ndaj Romës për herë të parë, pastaj në shtëpi me tramvaj

Lapsi.al 8 January 2022
FOTO/ Portieri 17 vjeçar i Milan bëhet viral: në pankinë

Imazhi më i bukur i ndeshjes Milan-Roma nuk janë golat e Giroud, Messias dhe Leaos apo pritjet e Maignan, por fotografia e Lapo Navas, një portier i ri i kuqezinjve, (babai i tij është Stefano ish-milanist), i cili kundër verdhekuqve përjetoi pankinën e tij të parë në Serie A dhe pas ndeshjes në San Siro, me kostumin zyrtar të AC Milan u kthye në shtëpinë e tij me tramvaj. Një imazh shumë i bukur dhe praktikisht unik në skenën e futbollit, një foto që është meritë e një tifozi më të vëmendshëm se të tjerët dhe që brenda pak orësh bëri xhiron e internetit.

17-vjeç, Nava luan me ekipin U-18, as me të rinjtë, por në Milanello tashmë flasin shumë mirë dhe prej disa kohësh po stërvitet me ekipin e parë. Lëndimet e Plizzari dhe Jungdal, përveç pozitivitetit ndaj Covidit të Tatarusanut, i kanë hapur dyert për pankinën e parë në Serie A dhe të dielën në Venecia do të jetë sërisht në listën e të grumbulluarve. Këtë herë, megjithatë, për të shkuar në shtëpi nuk do të mund të shkojë me tramvaj...

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kërcënimet ndaj Veliajt/ Pse u xhindos Rama për ca drejtorë bashkie

Arsyeja përse Rama arriti deri te kërcënimet mafioze ndaj Veliajt për shkarkimin e disa drejtorëve të Bashkisë së Tiranës lidhet me rrezikun që, përmes këtyre largimeve, kryebashkiaku i burgosur t’i çmontojë makinerinë elektorale të PS-së në prag të zgjedhjeve lokale.

01:22

Me sytë katër

PAPARAZZI