Flash

Qeveria ndërhyri në punët e Federatës: Zimbabve rrezikon përjashtimin nga Kupa e Afrikës

Lapsi.al 6 January 2022
Qeveria ndërhyri në punët e Federatës: Zimbabve rrezikon
FIFA mund të përjashtojë ekipin kombëtar të Harares nga gara kontinentale për shkak të ndërhyrjes së qeverisë në punët e Federatës së futbollit. Botsvana dhe Afrika e Jugut janë paralajmëruar gjithashtu. E mundshme edhe një grup me vetëm 3 ekipe. Sipas BBC, FIFA synon të ndëshkojë Zimbabven pasi Ministria e Sportit pezulloi këshillin e administrimit të federatës lokale të futbollit, në kundërshtim me rregullat e FIFA-s, që ndalojnë ndërhyrjen e qeverisë në punët e Federatave. ALTERNATIVAT- Sipas lajmeve të fundit, Zambia mund të zëvendësojë Zimbabven në grupin B me Senegalin, Guinenë dhe Malavinë. Orët e ardhshme duhet të jenë vendimtare, edhe pse tashmë duket se Zimbabve, e cila u stërvit këto ditë në Yaoundé dhe sot u transferua në Bafoussam, shtëpia e grupit të tyre, ka pak shanse për të luajtur. Nëse Zambia nuk arrin të mbledhë fondet e nevojshme për pjesëmarrje në një kohë kaq të shkurtër, radha do të jetë e Botsvanës dhe Afrikës së Jugut. Është i mundur edhe një grup me vetëm tre kombëtare.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Me sytë katër

PAPARAZZI