Flash

Video/ Juventus ndalet nga Napoli me tre 'të izoluar' në fushë: vetëm 1-1 por vendimi i ASL do të ketë pasoja

Lapsi.al 6 January 2022
Video/ Juventus ndalet nga Napoli me tre 'të izoluar' në

Përfundon 1-1 ndeshja e mbrëmjes së javës së 20-të të Serie A mes Juventusit dhe Napolit. Në Allianz Stadium, pas dyshimeve të ditëve të fundit për zhvillimin e ndeshjes, Napoli doli në fushë edhe me tre lojtarët e "izoluar" nga ASL, duke gjetur avantazhin në minutën e 23' me Mertens pas një çerek ore lojë nën dominimin e furishëm bardhezi. Juventus arriti ta sistemonte ndeshjen vetëm në fillim të pjesës së dytë me Chiesan, në minutën e 54-të, duke mbetur -5 në renditje nga të kaltrit.

Nuk ishte skena që do të kishte merituar kjo ndeshje, ndoshta as shfaqja brenda dhe jashtë fushës. Juventus dhe Napoli sfiduan njëri-tjetrin në një stadium gjysmë bosh në Allianz dhe pas ditësh pasigurie, që vazhduan deri në fund, me faktin nëse mund të luhej ndeshja. Rezultati përfundimtar 1-1 lëviz renditjen e të dyve, por në fakt i shërben pak Allegrit ashtu si edhe Spallettit, pozitiv me Covid dhe i zëvendësuar në pankinë nga Domenichini. Surpriza, më saktë, ishte të shihje në fushë tre lojtarët e "izoluar" nga Asl2 e Napolit. Vendim, ai napolitan, që nuk do të kalojë pa pasoja.

Të këshilluara

ide

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kërcënimet ndaj Veliajt/ Pse u xhindos Rama për ca drejtorë bashkie

Arsyeja përse Rama arriti deri te kërcënimet mafioze ndaj Veliajt për shkarkimin e disa drejtorëve të Bashkisë së Tiranës lidhet me rrezikun që, përmes këtyre largimeve, kryebashkiaku i burgosur t’i çmontojë makinerinë elektorale të PS-së në prag të zgjedhjeve lokale.

01:22

Me sytë katër

PAPARAZZI