Flash

Pse nuk bind alibia e kryeministrit "leshko", që nuk e dinte për Vlora Hysenin dhe Ergys Agasin

Nëse Edi Rama nuk dinte asgjë për pushtetin e Ergys Agasit dhe marrëdhënien e tij me Vlora Hysenin, atëherë mbetet për t’u shpjeguar se si një biznesmen pa asnjë funksion shtetëror kontrollonte tenderat e AKSHI-t, urdhëronte shefat e policisë, merrte informacione nga drejtuesja e SHISH dhe sillej me ministra e ish-ministra socialistë sikur të ishin vartësit e tij.

17:36

Allegri e bllokoi, por Morata e ka ndarë mendjen: Xavi e pret te Barcelona

Lapsi.al 8 January 2022
Allegri e bllokoi, por Morata e ka ndarë mendjen: Xavi e pret te Barcelona

Janari duket i destinuar të jetë i gjatë dhe i ethshëm për Alvaro Moratan, me një situatë të komplikuar merkato, ndoshta për fajin e askujt. Spanjolli dëshiron të kalojë te Barcelona, Xavi shpreson të zgjidhë punën e golave me sulmuesin e Juventus, që nga ana e tyre duhet të kenë një zëvendësues për ta lënë të lirë. Nuk është cudi që Barca kërkon ti bëjë një dhuratë trajnerit të tyre: që kur ka ardhur Xavi, loja e Barcelonës është tërësisht e përmirësuar, edhe pse ende mungon ai pasimi i fundit për gol, vetëm 13 gola të shënuar në dhjetë ndeshje të luajtura zyrtarisht. Kështu, marrja e një sulmuesi në merkaton e janarit është bërë një nevojë e pashmangshme.

Faqja e parë e të përditshmes sportiv Sport, është shumë e qartë në atë që Barcelona kërkon: “Ksavi këmbëngul për Moratën”. Sulmuesi i Juventusit, që sikurse kuptohet, gjithnjë sipas Sport, do të ishte i gatshëm për një bashkëpunim me blaugranat, pavarësisht fjalëve të Allegrit, mbetet gjithnjë zgjedhja kryesore. Problemi më i madh lidhet me pagën, por Barcelona i ka siguruar Xavit që me shitjet e mundshme të Coutinhos e Umtiti, atëherë gjithçka është e zgjidhur përsa i përket financave për Moratan.

Ka rënë poshtë edhe hipoteza për të sjellë Cavanin në skuadër, sepse United nuk do të pranonte asnjë ofertë për uruguajanin. Për Moratën ka folur pikërisht Allegri pas ndeshjen ndaj Napolit: “Është i kthjellët dhe i qetë, është stërvitur shumë mirë. Është një djalë që i duhet Juves, e cila kërkon ta mbajë. Kam folur unë, ka folur klubi, pra është qartësuar”.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.97

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

WSJ: Si e ndihmoi ambasadorja amerikane kompaninë greke të siguronte marrëveshjen 6 miliardë $ në Shqipëri

Një investigim i Wall Street Journal hedh dritë mbi rolin e ambasadores amerikane Kimberly Guilfoyle në promovimin e kompanisë greke "Aktor". Në mars, ajo takoi Kryeministrin Rama në Tiranë, e shoqëruar nga drejtori i kompanisë dhe lobisti i saj. Një muaj më vonë, u kthye për nënshkrimin e marrëveshjes 6 miliardë dollarëshe për furnizimin e Shqipërisë me gaz amerikan.

12:38

Me sytë katër

PAPARAZZI