Flash

"Buongiorno Antonio", mikpritje 'italiane' e Tottenham, Conte përgjigjet: "Ambicja është të kthehemi protagonistë"

Lapsi.al 2 November 2021
"Buongiorno Antonio", mikpritje 'italiane' e Tottenham,
Antonio Conte është trajneri i ri i Tottenham e tani ka mbërritur edhe deklarata zyrtare e Spurs. Dita e negociatave, me presidentin Daniel Levy dhe me “shefin e futbollit” Fabio Paratici, çoi në një marrëveshje mes palëve: kontratë deri në qershor 2023 me opsion edhe për një vit. Paga do të jetë rreth 18 milionë euro bruto në vit. Nyja më e madhe ishte ajo që lidhej me merkaton e transferimeve, por drejtuesit i kanë garantuar, sipas The Sun, mundësinë e shpenzimit të gati 180 milionë eurove për merkaton. Këto janë fjalët e para si trajner i Spurs të italianit: "Jam i lumtur që i rikthehem stërvitjes dhe e bëj këtë në një klub që ka ambicie të jetë sërish protagonist. Mezi pres të filloj punën për të transmetuar pasionin, skuadrës dhe tifozëve, mentalitetin dhe vendosmërinë që më kanë dalluar gjithmonë”. Më pas trajneri shpjegon arsyen e 'akordit të vonuar': "Verën e kaluar bashkimi ynë nuk ndodhi sepse fundi i marrëdhënies sime me Interin ishte ende shumë i freskët dhe unë isha akoma shumë i përfshirë emocionalisht pas përfundimit të atij sezoni, kështu që ndjeva se nuk ishte ende koha e duhur për t'iu rikthyer stërvitjes. Por entuziazmi ngjitës dhe vendosmëria e Daniel Levyt për të më besuar mua këtë detyrë tashmë kishte goditur në shenjë. Tani që mundësia u kthye, zgjodha ta shfrytëzoj me bindje". Në njoftimin zyrtar për shtyp janë edhe fjalët e CEO-s Paratici: "Jemi të kënaqur të mirëpresim Antonion në klub. Kurrikula e tij flet vetë, me përvojë të gjerë dhe trofe të fituar si në Itali ashtu edhe në Angli. Unë i njoh nga afër cilësitë që Antonio mund të na sjellë, pasi kam punuar me të te Juventus dhe mezi pres të shoh punën e tij me grupin tonë të talentuar të lojtarëve”.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI