Flash

Një aksident rrugor në Angli i kushton jetën Antonia Terzi: në F1, dizenjoi Williams FW26 të Montoyas e Shumacher

Lapsi.al 1 November 2021
Një aksident rrugor në Angli i kushton jetën Antonia Terzi:

E lindur në 1971 në Mirandola (provinca e Modenës) Antonia Terzi - inxhiniere aerodinamike e Ferrarit dhe Williams në Botërorin e F1 - humbi jetën në një aksident automobilistik që ndodhi përgjatë një autostrade në Mbretërinë e Bashkuar - atdheu i saj i dytë - të dielën më 31 tetor. Në Formula 1, ajo ishte një nga inxhinieret e para femra që mbajti një rol me përgjegjësi: fillimisht e punësuar nga Rory Bryrne në vitet e para të epokës fituese të Michael Schumacher, më pas në ekipin e Williams që e kishte punësuar në 2002.

Në Angli, Antonia punoi si drejtuese e departamentit të aerodinamikës në ekipin inxhinierik të kryesuar nga bashkëthemeluesi i Williams, Patrick Head, duke punuar në projektin FW25 që në vitin 2003 fitoi katër GP, duke lejuar Williams (i fuqizuar nga BMW) të merrte vendin e dytë për Konstruktorët në Botërorin e F1, menjëherë pas Ferrarit. Më pas ajo projektoi hundën karakteristike të FW26 "Walrus" (luan deti) që u pilotua në Botëror 2004 nga Juan Pablo Montoya dhe Ralf Schumacher, duke u kthyer më pas në një konfigurim më tradicional duke filluar nga vera e atij viti, me të cilin piloti kolumbian fitoi GP e fundit të sezonit në Brazil.

Duke u larguar nga Formula 1 në fund të 2004, Antonia bashkëpunoi shkurtimisht me Dallarën, më pas me fakultetin e inxhinierisë së hapësirës ajrore të Universitetit Teknik të Delft, duke projektuar (me ish-astronautin Wubbo Ockels dhe inxhinierin e hapësirës ajrore Joris Melkert) Superbusin futuristik me njëzet e tre vende në fibër karboni dhe dyer me krahë pulëbardhash. Më pas ajo drejtoi departamentin e aerodinamikës Bentley, duke u bërë profesoreshë me kohë të plotë në Universitetin Kombëtar Australian të Canberras në vitin 2020.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI