Flash

Messi replikon me Laportan: "Askush te Barcelona nuk ma kërkoi të luaja falas"

Lapsi.al 1 November 2021
Messi replikon me Laportan: "Askush te Barcelona nuk ma kërkoi të

Kanë kaluar tre muaj nga lamtumira e tij me Barcelonën për të nisur aventurën e re te PSG. Shumë pak për të harruar origjinën dhe për të fshehur disa lloj ndjenjash. "Do të kthehemi të jetojmë përsëri në Barcelonë, jeta jonë do të jetë atje. Kjo është ajo që gruaja ime dëshiron dhe ajo që dua unë - tha Leo Messi në një intervistë ekskluzive për 'Sport' - Barcelona? E kam thënë gjithmonë se do të doja të isha në gjendje të ndihmoja klubin. Do të më pëlqente të bëhesha sekretar teknik, nuk e di nëse aty. Nëse do të jetë mundësia, do të doja të kontribuoja me aq sa mundem sepse është klubi që dua”.

Më pas Messi i përgjigjet presidentit Blaugrana, Laporta, që e kishte kaluar topin në këmbët e argjentinasit ("Shpresova deri në minutën e fundit që Messi do të donte të qëndronte falas me ne"). “Bëra gjithçka për të qëndruar. Askush nuk më kërkoi të luaja falas. Ata më kërkuan të ulja rrogën time me 50% dhe e bëra pa probleme – tha kampioni argjentinas gjithmonë për ‘Sport’ – Më duken të pavend fjalët e presidentit. Më lënduan sepse nuk kishte nevojë t'i thoshte ato gjëra."

Gjashtë herë Topi i Artë ("I shtati do të ishte çmenduri") më në fund foli për PSG-në: "Skuadra ka një organikë të shkëlqyer dhe unë dua të vazhdoj të fitoj. Dua të fitoj përsëri Ligën e Kampionëve pas kaq shumë vitesh". Dhe më pas, pasi të fitojë, ndoshta mund të kthehet në Barcelonë për të filluar një jetë të re si drejtues.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI