Flash

"Mund të humbisnim ndeshjen për 2 minuta": Martini nuk gjen fjalë pas barazimit me Kastriotin

Lapsi.al 31 October 2021
"Mund të humbisnim ndeshjen për 2 minuta": Martini nuk gjen

“Është gjynah të humbim dy pikë sot, kontrolluam pothuajse gjatë gjithë kohës lojën, kishim mundësi të mbyllnim ndeshjen e nuk shënuam. Ishin 2 minuta që na kushtuan jo vetëm golin por ne mund të na kushtonin edhe të dytin. Pas shënimit i lëshuam terren kundërshtarit e vuajtëm, nuk ishim të zot të dilnim, patëm mundësi ta mbyllnim po pastaj vjen ai gol dhe dënohesh". Edi Martini nuk është aspak i kënaqur që Teuta e tij shpenzoi një ndeshje të tillë, që u duk se e kishte të fituar, deri kur pësoi barazimin e Mudrazijas e madje rrezikoi edhe ta humbiste nëse Qirko nuk do të ishte vendimtar.

Goli i shënuar nga Gruda nuk është se zgjidh hallet e durrsakëve, por mund të jetë një alternativë e fortë për sulmin e brishtë të bregdetarëve, që ka shënuar vetëm 9 gola në 7 ndeshje: "Është lojtar në rritje e sipër, po fiton pjekurinë me këto minuta. Do i vijë koha të jetë pjesë e ekipit, ne funksionojmë si ekip, ndeshje të tilla nuk mund t’i humbasim, ne ky barazim sot nuk na falet - vlerësoi tekniku shkodran i Teutës -. Edhe pse kemi shënuar shumë gola, megjithatë duhet të riparohen disa gjëra në repartin e sulmit se nuk jemi efikasë. Shkojmë qartë para portës e pastaj shfaqim vështirësi, duhet të riparojmë me patjetër pasi kampionati sa vjen e bëhet më i vështirë".

Mungesat nuk janë asnjëherë alibi, ose të paktën Martini nuk fshihet pas dëmtimit të Kumbembas: "Ishte i dëmtuar dhe mungesë e madhe sot. Jemi ekip, nuk funksionojmë me emra. Jemi apo jo të kënaqur me lojtarët nuk bëhet tani analiza, por në fund të fazës. Nuk mund të jap përgjigje në këto momente, por ky kontingjent lojtarësh jemi”, përfundoi Martini.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI