Flash

FOTO/ Fanella, dedikime e kore, Bombonera 'vajton' Maradonën e kërkon: "Drejtësi për Diegon"

Lapsi.al 31 October 2021
FOTO/ Fanella, dedikime e kore, Bombonera 'vajton' Maradonën e

Ka nga ata që mendojnë për një rastësi të pabesueshme, nga ata që besojnë te fati: fakti është se në ditën kur Diego Armando Maradona do të kishte mbushur 61 vjeç, Boca Juniors (skuadra e tij e preferuar) dhe Gimnasia La Plata (skuadra e tij e fundit, si trajner ) sfiduan njëri-tjetrin në kampionatin argjentinas, duke i dhënë jetë një ndeshjeje që shkoi shumë përtej rezultatit. Në veçanti, Bombonera u kap pas kujtimit të heroit të saj në minutën e 10' (numër i zgjedhur jo rastësisht...) të pjesës së parë, kur arbitri ndërpreu ndeshjen për të nisur homazhet për Pibe de Oro.

Fanella, dedikime, foto gjigante, tullumbace, pankarta, kore dhe lot. Mbi të gjitha lot. Ashtu si ato të derdhura nga vajza e madhe, Dalma, e cila nga dhoma private e stadiumit që i përkiste Maradonës ka ekspozuar bluzën “Drejtësi për Diegon”, duke kujtuar betejën që familja po bën për të kuptuar nëse ka ndonjë faj në vdekjen e tij.

Dy skuadrat zbritën në fushë të veshur me një fanellë speciale me mbishkrimin "10", ndërsa Carlos Izquierdoz, kapiteni i Bocas, i dorëzoi një fanellë dhe një pllakë përkujtimore Dalmës.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI