Flash

Video/ Gol e asist, Ronaldo udhëheq United e debaton me Solskjaer: Chelsea shkëputet në krye të Premier League

Lapsi.al 30 October 2021
Video/ Gol e asist, Ronaldo udhëheq United e debaton me Solskjaer: Chelsea

Cristiano Ronaldo rimerr kopertinën e Manchester United. Në javën e dhjetë të Premier League, Djajtë e Kuq fitojnë 3-0 ndaj Tottenhamit me një gol dhe një asist (për Cavanin) nga CR7. Chelsea mundi Neëcastle 3-0 (dygolësh i James dhe penallti e Jorginhos) dhe u shkëput edhe ë shumë nga Liverpool, i rikuperuar në 2-2 nga Brighton. City u shemb sërish, 0-2 me Crystal Palace, feston Arsenali (2-0 në Leicester), Southampton dhe Burnley.

Manchester United i dha fund krizës me një 3-0 brilant ndaj Tottenhamit. Spurs imponojnë një lojë më pak bindëse se herët e tjera, por arrijnë të ndërtojnë shanset e para të mbrëmjes me goditjen e Son nga fare pranë, mbi traversë dhe golin e anulluar për pozicion jashtë loje të Romeros. Djajtë e Kuq mbrohen kompakt dhe përdorin kundërsulmin me goditjen me kokë të Cavanit dhe Fredit të bllokuar nga Lloris. Në minutën e 38' zhbllokohet rezultati: Bruno Fernandes penelon një pasimin nga distanca e diagonalja e Cristiano Ronaldos përfundoi në rrjetë. 1-0 për United, që mbron mirë përpjekjet e Tottenhamit për të goditur në kundërsulm.

Durimi i të besuarve të Solskjaer shpërblehet në minutën e 64' me një kundërsulm mjeshtëror të tre violinave. Bruno Fernandes rikuperoi topin, Ronaldo shpik një pasim filtrues preciz dhe Cavani kaloi Llorisin për golin e 2-0. Në fund, Ronaldo del (dhe debaton me Solskjaer) për t'i lënë vend Rashfordit, i cili ia kthen besimin norvegjezit duke shënuar golin e 3-0 në kundërsulm. Mançesteri fiton dhe arrin në 17 pikë, pikërisht në zonën e Champions League. Tottenham, në humbjen e dytë radhazi në Premier League, mbetet në kuotën 15.

Premier League England

Leicester City 0-2 Arsenal

Burnley 3-1 Brentford

Liverpool 2-2 Brighton & Hove Albion

Manchester City 0-2 Crystal Palace

Newcastle United 0-3 Chelsea

Watford 0-1 Southampton

Tottenham Hotspur 0-3 Manchester United

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI