Flash

Andi Bushati: Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Video/ Dygolëshi i Guindos i jep fitoren në debutim Josës: Laçi 'zhyt' në fund Skënderbeun

Lapsi.al 30 October 2021
Video/ Dygolëshi i Guindos i jep fitoren në debutim Josës:

Fitorja e dytë radhazi kundër skuadrave të fundit të renditjes, rinis Lacin drejt zonës së lartë të renditjes, pas një fillimi për harruar. 2-0 dorëzohet edhe Skënderbeu, në debutimin e teknikut Mirel Josa në pankinën kurbinase, që me një dygolësh të Guindos ndëshkon ish-skuadrën e tij me të cilën bëri epokë në histori.

Momenti më i keq për bardhezinjtë duket se kaloi dhe ajo e shfaqur me Josën ishte një skuadër me ekuilibër, e përqendruar dhe asnjëherë në vështirësi, që kërkoi e gjeti fitoren e dytë në shtatë javë kampionat, me Zarubicën, golashënuesin më të mirë me 4 gola në pankinë. E në fakt, loja e të dy skuadrave pati ngërçe dhe rastet munguan, por në 15 minutat e fundit të pjesës së parë bardhezinjtë bënë diferencën me penalltinë e fituar nga Regi Lushkja, që Guindo, pas kontrollit të Hamitit me VAR, e dërgoi me qetësi në rrjetë. Skënderbeu madje rrezikoi të shkonte në pushim me dy gola në pasiv, por në shtesë konkluzioni i Lushkjas u stampua në traversë.

Panorama nuk është se ndryshoi në pjesën e dytë, pavarësisht se tani skuadra e Josës e ka zhbllokuar rezultatin dhe luan me kundërsulm, në mundësitë që i jepen nga një kundërshtar që tentoi të dilte para, por nuk kishte idetë e vizionin për ta bërë. E kështu, në minutën e 65′ Guindo dribloi dy mbrojtës të korcarëve për të mposhtur edhe njëherë Rexhepin.

Me këtë fitore skuadra e Mirel Josës renditet në vendin e shtatë në kuotën e 8 pikëve, ndërsa Skënderbeu “noton në ujëra të turbullta” teksa klasifikohet në vendin e fundit në kuotën e 3 pikëve.

Të këshilluara

ide

Andi Bushati: Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI