Flash

Andi Bushati: Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Ka markuar Ibrahimovic e Lewandowskin, Diagne 'snobon' Ngo’o: "Nuk kam frikë askënd"

Lapsi.al 30 October 2021
Ka markuar Ibrahimovic e Lewandowskin, Diagne 'snobon' Ngo’o:

Tirana mbërrin në Shkodër, për Klasiken me Vllazninë, në shëndet të plotë dhe kjo e bën një kundërshtar të vështirë për tu përballur, me pikat e dobëta të sfumuara nga performanca bindëse e lojtarë, që po shfaqen në nivele të larta. Michael Ngo'o është rreziku konstant për mbrojtjet me fizikun e tij robust që nuk të lejon shumë e me një aftësi teknike me këmbë e pazakontë për staturën e tij. E megjithatë, një ekspert i lojtarëve të vështirë për tu markuar, si Lewandowski apo Ibrahimovic, kur ka luajtur më parë me Rennes, Metz, apo Werder Bremen, Fallou Diagne, ka snobuar anglezin në vigjilje të ndeshjes: “ Unë nuk kam asnjë lloj frike që të luaj kundër sulmuesve, cilido qoftë, më intereson vetëm ajo çfarë bëj unë në fushën e lojës. Unë kam lindur në një familje futbolli dhe e kam fe. Jam i përkushtuar që të bëj sa më mirë në fushën e lojës”.

Vllaznia rikuperon Krymin, por duhet të bëjë llogaritë me mungesën e kapitenit Gurishta. Natyrisht është një lojtar me peshë, edhe pse Brdaric mundohet të mos e bëjë dramë, duke i dhënë besim kujtdo që do të zbresë në fushë në vend të tij: “Gurishta është një lojtar i rëndësishëm për ne, por dikush duhet ta zëvendësojë nesër dhe shpresoj që ai të përkushtohet në mënyrën më të mirë të mundshme që të japë dhe paraqitje sa më të mirë. Duhet të jemi të qartë në atë që duhet të bëjmë, duhet ta shijojmë futbollin.”

Një klasike është gjithnjë speciale, sidomos kur luhet në Loro Borici e aq më tepër kur në lojë është gara për titull, me Tiranën kryesuese e Vllazninë që nuk duhet të humbë kontaktin e tenton ti vijë bardhebluve në distancë parakalimi. Me 14 pikë Tirana kryeson e vetme kampionatin dhe fitorja në derbi e bën skuadrën bardheblu të fluturojë në krahët e entuziazmit. Vllaznia me 9 pikë, vuan ndonjë luhatje të tepërt, por në këtë ndeshje shkodranët e dinë mirë se gabimet nuk lejohen…

Të këshilluara

ide

Andi Bushati: Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI