Flash

Eriksen i ka mbetur në 'derë' Interit, por vjen ndihma: "Do të ketë një dëmshpërblim nga Uefa"

Lapsi.al 28 October 2021
Eriksen i ka mbetur në 'derë' Interit, por vjen ndihma:

Gjatë mbledhjes së aksionerëve, drejtuesit e zikaltërve kanë bërë edhe një bilanc të situatës së Christian Eriksen, të cilit për momentin i është përjashtuar aprovimi i aftësisë sportive, pas infarktit të rëndë të pësuar me Danimarkën në Euro 2020. E ardhmja e lojtarit, në buxhet për 18.3 milionë euro, është ende një pikëpyetje e madhe dhe dëmshpërblimi do t'i vijë klubit milanez nga UEFA.

KOMUNIKATA E INTER

“Për sa i përket të drejtave të regjistrimit të lojtarit Eriksen (vlera e të cilit më 30 qershor 2021 ishte e barabartë me 18.3 milionë), duhet theksuar se pas një dëmtimi të rëndë të ndodhur gjatë Kampionatit Evropian në qershor 2021, ai është frenuar përkohësisht nga autoriteti mjekësor italian për sezonin aktual. Edhe pse kushtet aktuale të lojtarit nuk janë të tilla që të lejojnë marrjen e aftësisë sportive në Itali, kjo mund të arrihet në vende të tjera ku lojtari mund të rifillojë aktivitetin konkurrues.

Duke qenë se mundësia e marrjes së aftësisë sportive është pezulluar përkohësisht edhe në Itali ose që Grupi të vazhdojë me transferimin e lojtarit në një ekip të huaj ku kushtet aktuale nuk përjashtojnë, siç u përmend, mundësinë e marrjes së aftësisë, deri më sot nuk ka dëshmi të matshme që vlera kontabël e të drejtave të regjistrimit të lidhura me këtë lojtar nuk është e arritshme.

Megjithatë, duhet theksuar se, duke iu referuar këtij vlerësimi, ka paqartësi për shkak të rëndësisë së dëmtimit që mund t'i shtyjë Administratorët të rishikojnë vlerësimin e lojtarit, nëse shfaqen elementë të rinj ose prova të reja që nuk janë në dispozicion deri më tani, kështu që nuk përjashtohet se në të ardhmen të mund të realizohen humbje ose zhvlerësime në një përqindje të konsiderueshme në lidhje me vlerën e regjistruar aktualisht në pasqyrat financiare.

Në fund, duhet theksuar se kompensimi nga UEFA është parashikuar për sezonin 2021/2022, pasi dëmtimi ka ndodhur teksa luante për kombëtaren në një event të organizuar nga vetë ajo”.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI