Flash

Hapini rrugë Milanit, Kjaer pas rinovimit: "Tani, jemi skuadra më e fortë në Itali"

Lapsi.al 28 October 2021
Hapini rrugë Milanit, Kjaer pas rinovimit: "Tani, jemi skuadra më

Simon Kjaer është gjithnjë e më shumë me zemër kuqezi. Mbrojtësi danez pas nënshkrimit për rinovimin deri në vitin 2024 elozhon klubin me krenari: "Para se të mbërrija këtu pashë që kishte një grup cilësor, ndoshta atyre u mungonte pak besimi dhe vetëdija në mjetet e tyre. Jemi bërë një ekip i madh, për momentin më i forti në Itali. Edhe vitin e kaluar bëmë shumë mirë”.

Prioriteti ishte të qëndronte në Milano dhe danezi nuk e fsheh aspak se ndihet mirë me fanellën kuqezi: "Që në fillim thashë se doja t'i jepja skuadrës një dorë të rëndësishme. Të qendroj akoma te Milani është një ëndërr, nuk dua të jem në asnjë vend tjetër, ndihem shumë mirë këtu. Jam krenar që jam këtu”, ka thënë qendërmbrojtësi për Milan TV.

Natyrisht që duhet të ndihet mirë në Milano, duke qenë se Kjaer del hapur në dëshirën për të mbyllur karrierën me kuqezinjtë: "Dua të lë një shenjë se një danez si unë ka bërë diçka të rëndësishme te Milan. Dua ta përfundoj karrierën time këtu, jo në 2024 sepse jam ende i ri... Në futboll, megjithatë, nuk duhet të shohim shumë përpara, kështu që unë shoh ditë pas dite”.

Marrëdhënia e danezit me Maldinin dhe Piolin është e shkëlqyer, ndoshta edhe për këtë ai ndihet i sigurtë: "Paolo është një person që ka bërë historinë e futbollit, ndoshta ai ka qenë mbrojtësi më i madh ndonjëherë. Paolo jep një ndikim të madh për të gjithë. Trajneri ka besim të madh tek unë dhe kjo më lejon të jap më të mirën. Nuk e njihja shumë përpara se ta gjeja këtu. Ai e nis cdo dite me një buzëqeshje, gjithmone i pyet të gjithë si janë. Kjo është e rëndësishme, nëse ka një person që jep gjithcka për Milanin është trajneri. Është gjithnjë prezent dhe gjithmone jep maksimumin”.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI