Flash

Më mirë se kur fituan titullin: Teuta ka vetëm një problem... golin

Lapsi.al 28 October 2021
Më mirë se kur fituan titullin: Teuta ka vetëm një

Teuta është ngritur menjëherë në këmbë pas humbjes së pësuar me Tiranën, duke shkuar të fitonte në transfertën e Rrogozhinës, kundër një Egnatia problematike, që shumë të tjerëve i ka krijuar më shumë se një problem. Tre pikë me shumë peshë në peshoren e Martinit, që e rikthejnë në ndjekje të kreut, i dëshmuan përgjigjen karakteriale që shkodrani priste e i kanë dhënë edhe detajin statistikor: Teuta përmes shifrave, ose më saktë pikëve, është edhe më mirë se në vitin e titullit.

Me tre fitore dy barazime e një humbje, të besuarit e Martinit kanë arritur kuotën 11 pikë, tre më shumë se vitin e kaluar, rrugëtimi i të cilit solli titullin në Durrës, pas 27 vitesh mungesë, tri më shumë se vitin e shkuar. Në një krahasim të shpejtë, bregdetarët nuk njihnin humbje vërtetë, por kishin një seri prej 5 barazimesh e vetëm një fitore për një llogari 8 pikëshe. Ajo që Martini nuk po arrin të kurojë është sindroma e golit, që duket se për Teutën është një problem I pakapërcyeshëm.

Teuta vërtetë nuk pëson shumë, edhe sezonin e kaluar në këtë pikë të kampionatit ishte mbrojtja më e mirë me 2 gola të pësuar, ndërsa tani është sërisht më e mirë por me 6 rrjeta të tundura pas shpinës së Qirkos, por nuk shënon shumë. 3 gola në 6 ndeshjet e para sezonin e kaluar, 8 tani në 6 ndeshje, pavarësisht se në organikë ka lojtarë plot kualitet e fantazi. Ndoshta ardhja pas dëmtimit e Lorenco Vilës mund ti japë një tjetër impakt ofensivës së durrsakëve, sepse një gjë është të startosh më mirë se vitin e titullit dhe një tjetër është të mbash ritmin, kur dihet se fitoret arrihen duke shënuar…

Të këshilluara

ide

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI