Flash

Video/ Juventus i jep lamtumirën titullit në minutën e 95 në Allianz: Sassuolo e ndëshkon në kundërsulm

Lapsi.al 27 October 2021
Video/ Juventus i jep lamtumirën titullit në minutën e 95 në

Juventusi është mposhtur 1-2 në Stadium kundër Sassuolos në javën e dhjetë të Serie A, duke pësuar humbjen e tretë në kampionat, që praktikisht mbyll historinë e titullit për bardhezinjtë e Allegrit, 12 janë 13 pikë larg kreut. Bardhezinjtë e panë veten në disavantazh në minutën e 44 të ndëshkuar nga një depërtim i shkëlqyer i Frattesi, por barazuan në pjesën e dytë me një goditje me kokë të McKennie (76'). Allegri përdori gjithë forcën në dispozicion për të kërkuar golin e fitores, por me hapësirat e lëna pas, në minutën e pestë dhe të fundit të shtesës u ndëshkuan në kundërsulm nga Maxime Lopez. Një goditje tronditëse për Allegrin, pas barazimit të San Siros me Interin.

Atalanta fiton 3-1 me përmbysje në Marassi kundër Sampdorias dhe rifillon garën për në zonën Champions League. Dy mundësi të humbura nga Dea, më pas Sampdoria kalon në avantazh në minutën e 10' me Caputon. Reagimi i miqve është vdekjeprurës: në të 17' Askildsen devijon goditjen me kokë të Zapatës në portë, duke realizuar një autogol, më pas vetë kolumbiani firmosi me kokë golin e e përmbysjes pas një krosimi të Zappacostas. Musso bëri shpëtimtarin ndaj Caputos, ndërsa në shtesë Iliçiç nënshkroi trisin me një gol spektakolar.

Shtatë ndeshje radhazi të kampionatit pa fitore për Udinesen, e bllokuar 1-1 nga Verona në Dacia Arena. Vendasit në avantazh në minutën e tretë me Isaac Success, i aftë për të shfrytëzuar sugjerimin e Arslan. Pas një pjese të parë në kontroll total, ku shkuan edhe afër dyfishimit, Friulanët duket se mund të menaxhuan avantazhin e ngushtë, por në të 83' Barak barazoi me penallti (faull i Becaos ndaj vetë çekut). Barazimi i tretë në transfertë për Hellas.

Serie A Italy

Juventus 1-2 Sassuolo

Udinese 1-1 Verona

Sampdoria 1-3 Atalanta

Të këshilluara

ide

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI