Flash

Andi Bushati: Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Superiore, java e Halloween-it: Tirana i tremb të gjithë, Vllazninë të parën

Lapsi.al 30 October 2021
Superiore, java e Halloween-it: Tirana i tremb të gjithë,

Përplasje të forta, por me një epiqendër, në Loro Borici, aty ku të gjithë mbajnë sytë, për të përfituar nga sfida mes Vllaznisë e Tiranës. Sidomos Kukësi pas fitores së djeshme kundër Dinamos në javën e shtatë të Superiores. Skuadra e Longos tani pret një ndalesë të bardhebluve për ta vënë në presion.

Debuton të shtunën në pankinën e Lacit Josa, që kërkon të marrë fitoren e dytë radhazi për bardhezinjtë përballë Skënderbeut të vendit të fundit. Nuk kishte kundërshtar më të përshtatshëm për ta pritur në muret e shtëpisë për teknikun, edhe pse në këtë ndeshje ka shumë nostalgji duke qenë se përballë vjen ish-skuadra e tij në një situatë delicate.

Për Vllazninë është pikërisht momenti për tu shfaqur, sepse në Shkodër mbërrijnë kryesuesit e kampionatit, që kërkojnë arratinë në Loro Borici. Për Brdaric puna është e dyfishtë, të gjejë prekje morale për të lënë pas humbjen me Kukësin e zgjidhjen taktike për të befasuar Tiranën. 5 pikë lëvizin mes dy formacioneve e kuqeblutë nuk mund të lejojnë një tjetër hap fals, sidomos në Klasike, pas së cilët atmosfera mund të ndryshojë në varësi të rezultatit.

Ende në kërkim të fitores së parë në kampionat, Partizani duhet të harrojë një javë të trazuar, kur përballë të ketë Egnatian. Daja nuk do të jetë në pankinë, i skualifikuar pas ngjarjeve në derbi, ndërsa edhe tifozët nuk do të mund ta mbështesin. Ndoshta pak qetësi në këtë moment do ti bëjë punë të kuqve, përballë Maganit e të tijve, që kërkojnë të rikthehen tek fitorja pas humbjes me Teutën. Pikërisht durrsakët duhet të mundin Kastriotin për të reduktuar mundësisht pikët me kreun. Ndreu nga ana tjetër shpreson të largohet nga zona e rënies nga kategoria, por që ta bëjë në transfertën e kampionëve në fuqi është një mission i komplikuar.

SUPERIORE, JAVA 7

29/10/21

Dinamo 0 - 1 Kukësi

30/10/21

Laçi 13 : 45 Skënderbeu

Vllaznia 16 : 45 Tirana

31/10/21

Partizani 17 : 45 Egnatia

Teuta 17 : 45 Kastrioti

Të këshilluara

ide

Andi Bushati: Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI