Flash

Video/ Hija e VAR rishfaqet sërisht e godet... Skënderbeun, Memelli: “Na kanë thënë që nuk funksiononte”

Lapsi.al 30 October 2021
Video/ Hija e VAR rishfaqet sërisht e godet... Skënderbeun, Memelli:

"VAR-i nuk punonte që në minutën e 20-të kështu na komunikuan", e megjithatë Hamiti priti një lloj konfirmimi për të vlerësuar penalltinë e dyshimtë, me të cilën u zhbllokua ndeshja mes Lacit e Skënderbeut. Tekniku Memelli është shfaqur nervoz duke vënë theksin pikërisht në komunikimin gjatë ndeshjes se sistemi teknologjik në ndihmë të arbitrit nuk funksiononte, ashtu si ndodhi në Korcë javën e kaluar e ku bardhekuqtë u dënuar nga një gol që me VAR do të ishte anulluar: “E kemi nisur mirë kemi bërë spostimet e duhura. Pastaj pak më vonë na u tha se VAR-i nuk funksiononte, na u kthye në boomerang problem I VAR-it. Kur e thonë ata të tjerët pse ta them unë që është penallti. Ne përfaqësojmë një kulturë të jashtëzakonshme" tha tekniku.

Skënderbeu është në vendin e fundit në renditje, por Memelli vazhdon të besojë se bëhet fjalë për një moment krize të vogël: "Besoj te skuadra dhe te djemtë. Nuk po kalojmë një moment të mire, sulmuesit po e vuajnë anën psikologjike. I kishim shanset sot një herë me Marën. Një here me Nikën, por nuk janë të mjaftueshme për një ndeshje futbolli. Skuadra ka për të punuar dhe në futboll nuk ka asnjë limit" përfundoi Memelli.

Të këshilluara

ide

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

93.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Pse ngjalli frikë fushata kundër oligarkëve të Ramës

“Revolucioni i flamingove” e tronditi mënyrën e të menduarit të shoqërisë. Sot të jesh një nga njerëzit që përfiton nga autokrati, nuk shihesh më si një burrë i nderuar, por rrezikon të bëhesh një personazh i urryer. Këtë dëshmoi vala e reagimit kundër milionerëve të oborrit të Ramës

14:15 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI