Flash

FOTO/ Aguero shembet në fushë e shtrohet në spital, Sergi i tronditur: "E pyeta dhe më tha se ishte i trullosur"

Lapsi.al 31 October 2021
FOTO/ Aguero shembet në fushë e shtrohet në spital, Sergi i

Sergio Aguero është dërguar në spital pasi vuajti nga probleme me frymëmarrjen gjatë barazimit 1-1 të Barcelonës kundër Alaves të shtunën. Aguero, 33 vjeçar, u detyrua të largohej në minutën e 41 nga fusha e Camp Nou pasi u rrëzua përtokë duke shtrënguar gjoksin. Nuk ishte e qartë se çfarë e shkaktoi problemin. Ai mori trajtim në fushë për disa minuta dhe u shoqërua jashtë me barelë, megjithëse argjentinasi ishte në gjendje të dilte nga fusha në këmbë.

[caption id="attachment_667217" align="alignnone" width="800"] Soccer Football - LaLiga - FC Barcelona v Deportivo Alaves - Camp Nou, Barcelona, Spain - October 30, 2021 FC Barcelona's Sergio Aguero leaves the pitch after sustaining an injury REUTERS/Albert Gea[/caption]

“Aguero ndjeu shqetësime në gjoks dhe është shtruar në spital për një ekzaminim kardiak”, konfirmoi Barcelona në një deklaratë pas ndeshjes. Tekniku i përkohshëm i Barçës, Sergi Barjuan tha: "E pyeta dhe ai më tha se ishte i trullosur. Më thanë se shkoi në spital. Nuk di asgjë tjetër."

Memphis Depay hapi rezultatin për Barcelonën në minutën e 49, por Alaves barazoi në minutën e 52, me golin e shënuar nga Luis Rioja, rezultat që e mban Barcelonën në vendin e nëntë në La Liga.

Të këshilluara

ide

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

Parodia me taksimin e të pasurve nga kryeministri i tyre

Pavarësisht nga retorika, nuk mund të përkundet asnjë iluzion, se Edi Rama i është bashkuar trendit global për reduktimin e pabarazive. Sepse debati që po gëlon sot ka në thelb shqetësimin se mos thellimi i tyre po çon drejt shkatërrimit të demokracisë. Ndërsa tek ne ndodh e kundërta. Eshtë vullneti për të asgjesuar demokracinë që po prodhon më shumë pabarazi

13:31 Andi Bushati

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

89.78

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Miti i liderit të pazëvendësueshëm

Mediat tona tradicionale riprodhojnë mitologjinë e liderëve të pazëvendësueshëm në opozitë dhe pushtet, duke e reduktuar debatin tek dikotomitë personale Rama-Berisha, Berisha-Nano, Berisha-Meta, apo Rama-Meta sipas lidhjeve dhe interesave të tyre të çastit. Ato u flasin qytetarëve vetëm që të dëgjojnë kryetarët

19:48 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI