Flash

Andi Bushati: Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Video/ Gafë skandaloze e Hoxhës, Partizani nuk mund dot as Egnatian: Cara shpëton Dajën nga turpi, por pankina lëkundet keq

Lapsi.al 31 October 2021
Video/ Gafë skandaloze e Hoxhës, Partizani nuk mund dot as Egnatian:

Nuk ka fitore për Partizanin, as pas javës së 7 të Superiores, i ndalur në 1-1 nga Egnatia në Air Albania. Trauma e derbit ka lënë pasoja të thella dhe besimi i dhënë nga drejtuesit e klubit për teknikun Ilir Daja, që këtë herë nuk ishte në pankinë i skualifikuar, nuk është se po bën punë. Partizani nuk di të fitojë e cështë më e keqja vuan gabime skandaloze individuale, të njerëzve që duhet ta nxirrnin nga tuneli e përkundrazi po zhysin më keq. Nuk është hera e parë në këtë sezon që Alban Hoxha, kapiteni i të kuqve bën gafa të tilla si ajo që i lejoi Egnatias avantazhin provizor në kryeqytet.

Vetëm 6 minuta nga starti i takimit është e pakonceptueshme se si një goditje pa pretendime si ajo e brazilianit Xhekson, i shpëton Hoxhës nga duart për të përfunduar në rrjetë. Këtu edhe u komplikua një ndeshje ku të kuqtë duhet të merrnin fitoren e parë në kampionat, pasuar nga dy zëvendësime të detyruara të Gueje e Damcevski, por që për fatin e Kalarit u drejtua nga një gol i Carës në shtesën e pjesës së parë, pas një asist të Albion Markut.

Partizani kishte goditur edhe shtyllën në minutën e 45 me Filipovic, i cili ishte protagonist edhe në pjesën e dytë bashkë me Carën, por pa mundur të mposhtin portierin Puja. Skuadra e Maganit madje rrezikoi edhe ti ndëshkonte, me Allmucën që u ndal nga shtylla në minutën e 73. Partizani është në një pozitë dramatike, me pikë të barabarata me Kastriotin 5 në zonën e rënies nga kategoria, ndërsa mori barazimin e 5 radhazi në Superiore.

Të këshilluara

ide

Andi Bushati: Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.05

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI