Flash

Allegri i dorëzuar në kampionat, shpreson te Champions: "Hodhëm në det një muaj e gjysëm punë"

Lapsi.al 1 November 2021
Allegri i dorëzuar në kampionat, shpreson te Champions:

Massimiliano Allegri po përgatitet për ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Zenit me dy synime të qarta në mendje: nga njëra anë të sigurojë kualifikimin aritmetik për në 1/8 për të cilën mjafton vetëm një pikë, nga ana tjetër të gjejë përgjigje nga skuadra e tij pas humbjeve të rënda në kampionat kundër Sassuolos dhe Veronës: “Kualifikimi është objektivi i parë i sezonit, ta arrijmë dy ndeshje më herët do të ishte mirë, do të na lejonte të përqendroheshim në kampionat – ka komentuar trajneri i Juventusit në konferencën për shtyp -. Në këtë moment jemi të gjithë të inatosur dhe na vjen keq, sepse për pesë ditë hodhëm në det atë që kishim ndërtuar në një muaj e gjysmë. Kjo duhet të na bëjë të reflektojmë dhe duhet të punojmë për t'u përmirësuar”.

Të padisponueshëm për ndeshjen e Champions janë vetëm De Sciglio, Kean e Ramsey. Sipas asaj që ka në plan tekniku, me rikuperimin e Chiesa dhe de Ligt, bardhezinjtë do të jenë më vibrues, por nuk duket se Allegri do të ndryshojë rreshtimin e të tijve: "Nëse do të kisha garancinë se duke luajtur me 3 do të fitonim të gjitha ndeshjet do ta bëja, do të kaloja edhe me 7 prapa nëse do të më garantonte që të mos pësoja kurrë gol. E vërteta është se është çështje fazash, duhet të përmirësohemi në momente të ndryshme të ndeshjes. Edhe në Shën Petersburg nuk luajtëm një fazë shumë të mirë mbrojtëse, u lamë shumë mundësi të favorshme, duhet të ngremë antenat kundër kësaj lloj skuadre. Shifrat janë të pakundërshtueshme dhe prej atyre nuk ka shpëtim”.

Të këshilluara

ide

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI